5 Tetor – Octavius Winslow

5 Tetor

“Kush është i padrejtë, le të vazhdojë të jetë i padrejtë, kush është i ndyrë le të vazhdojë të jetë i ndyrë, kush është i drejtë le të vazhdojë të praktikojë drejtësinë, dhe kush është i shenjtë le të vazhdojë të shenjtërohet.Dhe ja, unë vij shpejt, dhe shpërblimi im është me mua, për t’i dhënë gjithsecilit sipas veprave që ai ka bërë.” Zbulesa 22:11-12

Duket sikur kjo është lajthitja e dashur e shumë personave, që një lloj transformimi ndodh në momentin e vdekjes; që për shkak se vetë vdekja është një ndryshim marrëdhënieje, i cili shoqërohet me ndjesi të reja, me ndjenja të reja, me mendime të reja, me pritje të reja, që si rrjedhim shpirti kalon përmes një lloj përgatitjeje frymërore për t’u takuar me fatin e tij që po afron. Por nuk është kështu në realitet. Karakteri të cilin koha e ka formuar për vite me radhë, i dorëzohet kërkesave të përjetësisë saktësisht në modelin në të cilën ishte formuar. Vdekja e dorëzon shpirtin në zhbirimin dhe vendimet e gjykimit saktësisht ashtu sikurse ia dorëzoi jeta.

“Mbreti i tmerrit” nuk ka marrë asnjë porosi dhe nuk zotëron asnjë pushtet për të shkaktuar një ndryshim moral në kalimin e shpirtit për tek Perëndia që e dha atë. Detyra e tij është ta hapë qelinë dhe ta çoja të burgosurin në gjyq. Ai nuk mund të japë asnjë mbrojtje, nuk mund të sugjerojë asnjë justifikim, nuk mund të korrigjojë asnjë gabim, nuk mund t’i pëshpërisë asnjë fije shprese qenies së dobët dhe që dridhet udhës për te banka e të akuzuarit. Gardiani duhet ta paraqesë të burgosurin te Gjykatësi, saktësisht ashtu sikurse ia dorëzoi roja – me të gjitha shenjat dhe provat e kriminalitetit dhe fajit që i varren aij në momentin e arrestimit.

Supozimi i turmave duket se është, saktësisht ajo që kemi thënë, që kur shenjat e huaja dhe misterioze por të pagabueshme të vdekjes iu qasen atyre – kur urdhërat për t’u paraqitur para Gjykatësit nuk kanë pikë dyshimi, nuk lejohet asnjë vonesë, saqë ajo që është konsideruar si e vërtetë dhe tani nën ndriçimin e fuqishëm të përjetësisë që po zbulohet, del se në fakt është gabim, ky gabim mund të braktiset lehtë. Pavarësisht sa neglizhues mund të kenë qenë ata që e kanë kaluar gjithë jetën e tyre pa Perëndinë dhe pa fe, ndërsa dita e fundit dukej ende larg, që pavarësisht sa të shkujdesur mund të kenë qenë për bazën e sigurisë, arsyes dhe shpresës së tyre ata që kanë bërë një rrëfim të krishterë, nën një pritje të pafundme për t’u shfaqur në praninë e Perëndisë – megjithatë, tani që i dëgjojnë hapat e vdekjes që po afrohet, dhe botën e padukshme që po bëhet e dukshme përmes të çarave të tabernakullit të tyre tokësor, mendojnë se do të jenë në gjendje të mbledhin gjithë fuqitë që u kanë mbetur dhe me seriozitetin e tyre më të madh t’i kushtojnë vëmendje të pandërprerë punës së shpëtimit të shpirtit të tyre.

Por a është vërtet kështu? A nuk është gjithë rrjedha e përjetimit kundër një supozimi të tillë kaq të rremë? A nuk vdesin njerëzit më së shumti ashtu sikurse kanë jetuar? I pabesi vdes në pabesinë e tij, njeriu i devotshëm vdes në devotshmërinë e tij, ateisti vdes në ateizmin e tij, i shkujdesuri vdes në indiferencën e tij dhe formalisti vdes në formalitetin e tij. Nuk ka dyshim që nga kjo ka përjashtime, por përjashtimet në fakt konfirmojnë në vend që të hedhin poshtë faktin e përgjithshëm, që njerëzit vdesin sikurse jetojnë.

Prandaj, nën dritën e kësaj deklarate solemne, duhet të jetë vërtet thellësisht prekëse për atë që rrëfen besimin e krishterë nëse është kështu që vdekja jonë e merr pjesën më të madhe të karakterit dhe natyrës së saj nga përmbajtja e tanishme e jetës tonë – saqë në raport me mungesën e perëndishmërisë dhe ndikimit të madh që bota ka pasur mbi mendjen – në largësinë e zakonshme të ecjes me Perëndinë dhe ndarja graduale e atyre ndikimeve të shenjta dhe shenjtëruese të cilat formojnë të krishterin e pjekur, me ndikim dhe të dobishëm – në të njëjtin raport ka për të qenë edhe mungesa e provës së qartë, sigurisë së plotë të shpresës në vdekje, e cila do t’i japë shpirtit që po largohet nga kjo jetë një “hyrje të begatë në mbretërinë e përjetshme,” prandaj, çfarë çasti i përshtatshëm që është ky që çdo individ që rrëfen besimin të njohë gjendjen e saktë të shpirtit të tij para Perëndisë!


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*