6 Mars – Octavius Winslow

“Le t’i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohë nevoje.” Hebrenjve 4:16.

Froni i hirit është për nevojtarët. Gjithmonë është një kohë nevoje me një fëmijë të Perëndisë. “Pa mua”, thotë Jezusi, “nuk mund të bëni asgjë”. Nuk ka asnjë moment, nëse e njeh gjendjen e tij të vërtetë, në të cilin ai të mos ketë nevojë për diçka. Çfarë bekimi, pra, është froni i hirit! Është për ata që janë në nevojë – për ata të cilëve u janë mbyllur të gjitha dyert e tjera, të cilëve u kanë dështuar të gjitha burimet e tjera, të cilët nuk kanë asnjë vend tjetër ku të kërkojnë, askund tjetër ku të shkojnë. Për të tillë rruga për tek froni i hirit është gjithmonë e hapur. A është kohë sprove për ty? atëherë është një kohë nevoje. Çoje sprovën tënde, çfarëdo qoftë ajo, thjesht çoje tek Perëndia. Mos rri mbi të. Mos e ruaj. Kjo nuk do ta bëjë atë më të ëmbël, ose më të lehtë për t’u duruar. Por çoje atë tek Jezusi. Vetë akti i çuarjes tek Ai do ta lehtësojë, dhe teksa e hedh mbi butësinë dhe simpatinë e Tij do të bëhet e ëmbël. Mos gjendesh në një kohë errësire frymërore? Atëherë kjo është një kohë nevojë. Çoje errësirën tënde tek froni i hirit dhe “në dritën e Atij” që ulet mbi të “do të shohësh dritën”. Mos është një kohë provanie sprovuese? Atëherë kjo është një kohë nevoje. Ku mund të shkosh për udhëzim, për drejtim, për këshillë, për dritë mes ngatërresave të rrugës, përveçse tek Perëndia i hirit? A është kjo një kohë shqetësimi të përkohshëm për ty? Atëherë është një kohë nevoje. Çoji përkujdesjet dhe nevojat e tua të përkohshme tek Zoti, sepse Ai që është Perëndia i hirit është gjithashtu Perëndia i provanisë.

Falënderoje Zotit për çdo gjë që të çon tek fronin i hirit. Çfarëdo qoftë ajo që të çon në lutje, konsideroje një nga bekimet e tua të zgjedhura. Mund të jetë një kryq i rëndë, një sprovë e dhimbshme, një nevojë e ngutshme; mund të jetë një cisternë e prishur, një vështrim i ftohtë, një shprehje e vrazhdë; megjithatë, nëse të çon në lutje, konsideroje si një mëshirë të dërguar nga Perëndia në shpirtin tënd. Falënderoje Perëndinë për një të shkuar tek Ai.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*