8 Shkurt – Octavius Winslow

8 Shkurt

“Në dashurinë e Tij do të qëndrojë në heshtje.” Sofonia 3:17

Leximi i drejtpërdrejtë i kësaj pjesë është jashtëzakonisht i bukur dhe shprehës: “Ai do të qëndrojë në heshtje për shkak të dashurisë së Tij.” Zemërimi hyjnor është i heshtur, për shkak se dashuria e ka qetësuar. Drejtësia hyjnore është e heshtur, për shkak se dashuria e ka përmbushur. Mëkati është i heshtur, për shkak se dashuria e ka dënuar. Satani është i heshtur, për shkak se dashuria e ka shpartalluar. Dashuria e Perëndisë e ka bërë të heshtë çdo zë përveç zërit të saj. Kur një akuzë u ngrit kundër një mëkatareje të mjerë në praninë e Jezusit, dhe Atij i kërkuar që të jepte gjykimin e tij, është shkruar që Ai “duke u shtënë se nuk dëgjoi, u përkul dhe shkruante me gisht në dhe.” Ai ishte i heshtur, për shkak të dashurisë së Tij! A nuk kemi edhe ne akuzues? Ah, po! Kemi shumë të tillë dhe me vend. Ndërgjegjja na akuzon, Satani na akuzon, mëkati na akuzon, bota na akuzon, por Jezusi nuk na akuzon; Ai është i heshtur, për shkak të dashurisë së Tij. Ata na dënojnë me zë të lartë dhe me ashpërsi, madje me të drejtë, por Ai nuk na dënon kurrë. “Pastaj u përkul përsëri dhe shkruante në dhe.” Ende as edhe një fjalë e vetme dënimi nuk doli nga buzët e Tij. Ndaj tij kishin vepruar me pa të drejtë, kishin mëkatuar kundër tij, vetë ligji i tij i shenjtë ishte shkelur dhe dëshmitarët duke qenë të shumtë dhe dashakeqës janë aty për të dëshmuar për të vërtetën kundër mëkatares – por Jezusi është i heshtur, Ai është i heshtur në dashurinë e Tij.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*