Mos u konfromo me botën – Transformohu!

Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.

Romakëve 12:2

Një nga gjërat më të rëndësishme për të qenë në gjëndje të dallosh vullnetin e Perëndisë këtu në fillim të Romakëve 12 është që gjithçka në kapitullin 12 mundësohet dhe fuqizohet prej së vërtetës së shkruar në kapitujt 1-11, dhe arsyeja pse e dimë këtë është për shkak se vargu para këtij thotë, “O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë…” për t’i bërë të gjitha këto, dhe kjo thirrje lidhet me gjithë sa kam shkruar në këtë libër për Jezusin, për vdekjen e Tij për ne dhe ringjalljen e Tij për ne, për derdhjen e Frymës së Shenjtë në zemrat tona, dhe një nga gjërat më të qarta është lidhja mes Romakëve 12:1 “ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë” dhe Romakëve 6:13, “As mos i jepni gjymtyrët tuaja në shërbim të mëkatit si mjete paudhësie, por tregoni veten tuaj te Perëndia, si të gjallë prej së vdekurish.”

Prandaj kur thuhet tek Romakëve 12:1, “t’i paraqisni trupat tuaj…” është përsëritje e Romakëve 6:13, dhe ideja e Romakëve 6:13 është, “ti je i gjallë – ti vdiqe dhe tani jeton,” dhe kjo do të thotë që, të gjitha udhëzimet morale të Romakëve 12 thonë, “bëhu ai që je si gjymtyrë e gjallë e Jezu Krishtit!” Tashmë jeni pjesë e trupit të Tij, tani paraqiti gjymtyrët e tua, duart, këmbët, sytë, gjuhën, paraqitja këto gjëra Perëndisë sepse tashmë je i Tiji, Fryma banon brenda teje, je lindur sërish, prandaj jetoje këtë realitet.

Tek Romakëve 12 nuk po përpiqesh të fitosh favorin e Perëndisë, Romakëve 12 është përshkrim i mënyrës si Fryma e Shenjtë i bën këto gjëra realitet në ne, dhe kur thuhet, “por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj” mendoj që mënyra sesi ndodh kjo është, që kupton, “jam shpëtuar, jam shpenguar, jam bërë krijesë e re, jam ngjallur së vdekuri, kam Frymën e Shenjtë brenda meje, prandaj tani do ta zhyt veten time në Fjalën e Perëndisë.

Perëndia i transformon mendjet tona përmes Frymës brenda nesh dhe Fjalës jashtë nesh. Kur këto dy gjëra vijnë bashkë, plotësia e Frymës që punon brenda dhe Fjala që derdhet brenda nesh nga jashtë mendja jonë ripërtërihet dhe ndryshohet, dhe kjo është thelbësore për shkak se, pjesa më e madhe e dallimit të vullnetit të Perëndisë që na duhet të bëjmë gjatë ditës nuk mund të bëhet duke iu referuar një liste nga Bibla.

Nuk e di nëse keni menduar ndonjëherë për këtë gjë. Shumica e veprimeve që bëjmë gjatë ditës, janë veprime spontane si reagim ndaj diçkaje që dikush bëri apo na tha, dhe ne nuk kemi kohë të mendojmë ndonjë gjë, thjesht veprojmë të shtyrë nga zemra. Prandaj fokusi qëndror i letrës së Romakëve është, bëhu ajo lloj mendjeje, bëhu ajo lloj zemre, që ndërsa i percepton gjërat në botë, në mënyrë intuitive dallon, çfarë dëshiron Perëndia që të bësh, për shkak se je një person i ri në Krishtin. Prandaj mendoj që në thelb ky varg është një thirrje për ne që të bëhemi një lloj i ri njeriu, siç Perëndia tashmë na ka bërë në Jezu Krishtin, që në mënyrë spontane të dallojmë në moment cila është gjëja e duhur për t’u bërë.

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*