21 Dhjetor – Octavius Winslow

21 Dhjetor

“Sepse për këtë ju u thirrët, sepse edhe Krishti e vuajti për ne, duke ju lënë një shembull, që të ecni pas gjurmës së tij.” 1 Pjetri 2:21

Lexues i dashur, ndoshta je i vetëdijshëm në mënyrë të papërsosur për privilegjin në të cilin je pranuar, si dhe për lavdinë e madhe që është vendosur mbi ty, duke qenë se je identifikuar me Jezusin në jetën e Tij të përuljes. Kjo është një nga provat e panumërta përmes të cilave vërtetohet birësimi yt në familjen e Perëndisë dhe përmes të cilave konfirmohet bashkimi yt me Krishtin. Ndoshta i je nënshtruar një varfërie të madhe – ndoshta rrethanat e tua janë sfiduese, burimet e tua janë të kufizuara, nevojat e tua të domosdoshme janë të shumta dhe urgjente. Ndoshta ti je “njeriu që ka njohur pikëllimin;” brenda ka qenë shoqëruesja jote e vazhdueshme dhe intime; ti je bërë “njohës i vuajtjes.” Zoti të ka udhëhequr përgjatë një shtegu përuljeje të dhimbshme. Ti je “zbrazur nga një enë në tjetrën”

Ai të ka ulur poshtë, të ka përulur; hap pas hapi, e megjithatë me sa urtësi dhe butësi që të ka udhëhequr thellë e më thellë në atë luginë! Pse e gjithë kjo udhëheqje tani? Pse kjo zbrazje? Pse kjo zbritje? Për të të sjellë në një bashkim dhe përbashkësi me Jezusin në jetën e Tij të përuljes! A ka ndonjë hap në përuljen tënde të cilin Jezusi të mos e ketë hedhur bashkë me ty – dhe ta ketë shkelur atë shteg para teje? A ka ndonjë mëkat që ai të mos e ketë marrë, ndonjë kryq që Ai të mos e ketë mbartur, ndonjë pikëllim që të mos e ketë prekur Atë, ndonjë dobësi të cilën Ai të mos e ketë ndjerë? Po kështu Ai ka për të bërë që edhe t’i të përjetosh po këtë identifikim dhe të kesh bashkësi me Të në vuajtjet e Tij.

Si Kreu Ai u identifikua me trupin, po kështu trupi duhet të identifikohet me Kreun. Po, të njëjtën përulje që po e duron ti tani, Biri i Perëndisë e ka duruar më parë. Kjo ka për qëllim që edhe ti të mësosh diçka se cilat ishin dashuria, hiri dhe fuqia që e aftësuan Atë të kalonte përgjatë gjithë kësaj. Ai hedh një pikë të vogël në kupën tënde, vendos një pjesë të vogël të kryqit mbi supin tënd, dhe hedh një hije të pjesshme mbi shpirtin tënd! Po, vetë vuajtjet që po duron tani, në një masë të kufizuar dhe të zbehtë janë vuajtjet e Krishtit. “Dhe tani gëzohem për vuajtjet e mia të cilat po i heq për shkakun tuaj,” thotë apostulli, “dhe po e plotësoj në mishin tim atë që u mungon mundimeve të Krishtit për trupin e vet, që është kisha.”

Ka një kuptim të dyfishtë në të cilin Jezusi mund të shihet si vuajtës. Ai vuajti në personin e Tij si Ndërmjetës i Kishës së tij; ato vuajtje ishin përfaqësuese dhe të plota, dhe në atë kuptim Ai nuk mund të vuajë më kurrë “Sepse, me një ofertë të vetme, ai i bëri të përsosur për gjithnjë ata që shenjtërohen.” Mënyra tjetër e paraqet Atë si Ai që vuan në gjymtyrët e Tij: në këtë kuptim Krishti është ende vuajtës; edhe pse nuk po vuan në të njëjtën shkallë, apo për të njëjtin synim, sikurse vuajti dikur, megjithatë Ai që tha, “Saul, Saul, përse më përndjek?” identifikohet me Kishën në të gjitha vuajtjet e saj; në të gjitha mundimet e saj, Ai vetë vuan. Prandaj, apostulli i përshkruan vuajtjet e tanishme të besimtarit si “mundimet e Krishtit.”


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*