A vdiq Krishti për të gjithë botën?
nga Pastor John Piper
Sapo është botuar një libër i rreth shlyerjes së përcaktuar – From Heaven He Came and Sought Her (Prej Qiellit Erdhi dhe e Kërkoi Kishën). Pastor John, ju keni kontribuar me shkruajtjen e një kapitulli në këtë libër. Tashmë kanë filluar të shfaqen rencensionet e para për këtë libër dhe e di që ke lexuar disa prej tyre. A keni ndonjë reagim fillestar ndaj recensioneve që keni lexuar deri tani?
I kam lexuar disa prej recensioneve. Sot në mëngjes po lexoja nga 1 Gjoni një varg shumë të zakonshëm që kundërshton shlyerjen e përcaktuar apo të kufizuar. Prandaj mendova që do t’i lidh të dyja së bashku… mendimet e mia nga koha e përkushtimit dhe reagimin tim ndaj disa prej këtyre recensioneve. Reagimi im kryesor është t’i inkurajoj njerëzit. Të gjithë ata që po e dëgjojnë/lexojnë këtë artikull, të gjithë ata që lexojnë librin, lexojnë Biblën, lexojnë recensione; kurdoherë që dëgjoni dikë të bëjë një koment për vdekjen e Krishtit sigurohuni që të pyesni: Çfarë mendon se do të thotë kjo? Me fjalë të tjera, nëse dikush thotë: Jezusi vdiq për të gjithë njerëzit. Mirë. Nuk do ta kundërshtoj këtë gjë, derisa të pyes: Çfarë mendon se do të thotë kjo gjë?
Prandaj, kur jeni në një debat apo bisedë me dikë rreth shtrirjes apo efektivitetit të shlyerjes, mos e godisni njëri-tjetrin me citate. Nuk ka vlerë thjesht të vazhdojmë të them që ai vdiq për këdo. Ai nuk vdiq për këdo. Ai vdiq për mua. Nuk vdiq për këdo. Kjo është e padobishme. Duhet të ndaloni dhe të thoni: Çfarë do të thuash kur thua që Ai vdiq për këdo? Mua më duket që debati rreth kësaj doktrine ndoshta më shumë se për cilëndo doktrinë tjetër duke të ngec në vend dhe nuk arrin askund për shkak se njerëzit po i citojnë vargje njëri-tjetrit pa pyetur: Çfarë mendon se do të thotë kjo?
Për shembull, isha duke dëgjuar babain tim të predikonte të dielën e fundit. Ai ka qenë në qiell për gjashtë vjet dhe kam shumë regjistrime të predikimeve të tij. Më pëlqen shumë të dëgjoj babain tim të predikojë. Ai pra po jepte një predikim të titulluar Sekreti i fuqisë frymërore. Unë dhe gruaja ime po e dëgjonim në një motel ku po festonim 45 vjetorin e martesës tonë. Ai papritur ndaloi dhe tha: A besoni që Jezusi vdiq për gjithsecilin? A nuk jeni të kënaqur që Jezusi vdiq për gjithsecilin? Më pëlqeu shumë. E pamë njëri-tjetrin. Unë dhe Noela po shihnim njëri-tjetrin. Gjëja tjetër që doli nga buzët e tij ishte kjo. Sepse Perëndia e deshi aq botën sa dha Birin e Tij të vetëmlindur që kushdo që beson në Të të mos humbasë.
Menjëherë e dija se çfarë po mendonte babai im. Ai po mendonte që Jezusi vdiq për gjithsecilin në kuptimin që kushdo që beson do të shpëtohet, dhe kjo është saktësisht ajo që besoj edhe unë. Babai im nuk do ta quante veten Kalvinist dhe as nuk do ta quante veten besimtar i shlyerjes së përcaktuar. Por në atë moment babai im e tregoi veten në mënyrë të përsosur, ashtu sikurse duhej, se çfarë donte të thoshte me termin ai vdiq për cilindo. Ai citoi Gjonin 3:16. Sepse Perëndia e deshi aq botën sa dha Birin e Tij të vetëmlindur që kushdo që beson. Cili pra është kuptimi i kësaj deklarate? Kuptimi i kësaj deklarate është ky: Krishti vdiq për cilindo në mënyrë që cilido që beson do të shpëtohet. Është po aq e qartë sa drita e diellit që nuk ka absolutisht asgjë të gabuar me atë deklaratë, nuk ka asgjë jobiblike rreth saj. Gjoni 3:16 do të thotë atë që është shkruar dhe ne duhet të besojmë, duhet të besojmë që Jezusi vdiq për të gjithë në atë kuptim. Mendoj që 99 përqind e njerëzve në botë do të thonë që ky është kuptimi i faktit që Jezusi vdiq për këdo.
Prandaj, pyetja nuk është nëse kjo është apo jo e vërtetë. Pyetja është kjo: A bëri Ai diçka më tepër se thjesht vdekja në mënyrë që kushdo që beson të mund të përjetojë përfitimet e vdekjes së tij? Sepse, përgjigja ndaj kësaj pyetjeje është e qartë që kushdo që beson do të përjetojë përfitimet e vdekjes së tij. A bëri ai tepër se kaq?
Këtu hyn edhe koha ime e përkushtimit këtë mëngjes. Po lexoja tek 1 Gjoni 2 ku hasa këtë fjali. Ai është shlyesi. Jezusi është shlyesi, domethënë ai që largon zemërimin e Perëndisë, Ai që qetësoi zemërimin e Perëndisë, që duroi dënimin që Perëndia do të hedhë mbi mëkatin tonë për ta shkatërruar. Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ata të të gjithë botës. Ky është një varg që zakonisht u citohet njerëzve si puna ime që besojmë në shlyerjen e përcaktuar apo të kufizuar. Njerëzit thonë, shiko. Ai nuk është vetëm shlyesi për mëkatet tona, por edhe për mëkatet e të gjithë botës. Ai pra e hoqi zemërimin për të gjithë botën. Mendoj që në atë moment duhet të ndaloj dhe të them: Në rregull, le të ndalojmë pak këtu. Dua të sigurohem që e kuptoj se çfarë besoni ju se do të thotë kjo. Fjalët i dëgjoj. Dua të di se çfarë mendoni ju se do të thonë ato. Çfarë mendoni… se po thoni kur ma citoni atë varg? Çfarë mendoni se është kuptimi i tij?
Ja se çfarë mendoj unë se do të thotë dhe jam i mahnitur sesi Gjoni nga ndihmon këtu, sepse në ungjillin e tij, në letrat e tij dhe në librin e Zbulesës, të gjitha këto të shkruara prej Gjonit, ai trajton të njëjtën çështje në fjalë të ngjashme për të na ndihmuar që të mos e keqkuptojmë atë që ai do të na thotë. Prandaj, po të shkoni tek Gjoni 11:51-52 ku po trajton të njëjtën çështje të vdekjes së Jezusit dhe shtrirjen e saj, ja se çfarë thotë Kajafa i cili foli në mënyrë profetike, dhe këtë na e raporton Gjoni,
Jezusi nuk vdiq vetëm për kombin, domethënë jo vetëm për Judenjtë, por gjithashtu – tani ndaloni pak këtu dhe dëgjoni ngjashmërinë. Pra, tek 1 Gjoni 2:2 ai është shlyerja, jo vetëm për mëkatet tona por edhe. Dhe këtu tek Gjoni 11:52 ai do të vdesë jo vetëm për kombin, por edhe… dhe pastaj në vend që të thotë për të gjithë botën apo diçka të tillë, ai thotë… por edhe për t’i mbledhur në një, bijtë e Perëndisë që ishin të shpërndarë. Pra, ai nuk do të vdesë vetëm për kombin. Ai do të vdesë që të mbledhë në një bijtë e shpërndarë të Perëndisë.
Kjo do të thotë që vdekja e Jezusit siguron, fiton, mbledh, pranon, arrin grumbullimin e të zgjedhurve të Perëndisë, bijve të shpërndarë të Perëndisë në të gjithë botën. Prandaj, unë mendoj që kjo është mënyra e natyrshme për ta kuptuar 1 Gjoni 2:2, që kur thotë se ai nuk vdiq vetëm… ai është shlyesi vetëm për mëkatet tona, por edhe për mëkatet e të gjithë botës, ai do të thotë që këtu përfshihet bota. Kjo nuk është një fe private. Ai nuk na trajtoi vetëm ne. Ai po trajton të gjithë botën dhe i mbledh njerëzit në Krishterim nga e gjithë botë, po e bekon të gjithë botën duke fituar njerëz nga çdo fis, komb, popull dhe gjuhë, dhe kjo është saktësisht ajo që thotë teksti i tretë Zbulesa 5:9, “sepse ti u there, dhe me gjakun tënd na bleve te Perëndia nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb. Ai pra i shpengoi nga. Ai është duke i mbledhur bijtë e Perëndisë nga bota me anë të vdekjes së Jezusit, që do të thotë se Perëndia po bën diçka më tepër në vdekjen e Krishtit se thjesht ta bëjë të mundur që kushdo të besojë, sipas Gjoni 3:16. Përkundrazi, thotë që ai në fakt po i ble ata në mënyrë të efektshme nga fiset dhe po i mbledh si fëmijë nga fiset e botës. Prandaj, ky nuk është thjesht ungjilli ynë i vogël dhe i çmuar. Ky është ungjilli për të gjithë botën.
Ideja e gjithë kësaj është që të themi. Kur njerëzit lexojnë vlerësime, kur lexojnë debate, sigurohuni që të pyesni: Çfarë doni të thoni kur thoni se “Jezusi vdiq për të gjithë”?
Original Article from DesiringGod.org
Përkthimi nga www.fjaletejetes.com
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të përfshihet linku i postimit origjinal nga faqja jonë!