A u tregua Perëndia i padrejtë në kryq?

nga Pastor John Piper

Pyetja e sotme ka të bëjë me ungjillin dhe na vjen nga Melodia në Ithaca të Nju Jorkut. Ajo shkruan: “Pastor John, si mund të jetë e drejtë të ndëshkosh dikë të pafajshëm në vend të një fajtori? Kam dëgjuar njerëz që thonë që kryqi ishte i padrejtë por nuk mund ta pranoj të them se Perëndia do bënte ndonjë gjë të padrejtë.”

Jo, sigurisht që nuk mund të themi që Perëndia do të bënte ndonjë gjë të padrejtë dhe kjo nuk është pyetje e parëndësishme. Është pyetje biblike. Drejtësia kërkon që ndëshkimi t’i jepet atij që ka kryer mëkatin. Ligji i Përtërirë 24:16, “Nuk do të dënohen me vdekje etërit për bijtë e tyre, as do të vriten bijtë për etërit e tyre; secili do të dënohet me vdekje për mëkatin e vet.” Pikë! Kjo është arsyeja pse kryqi është skandal për Judenjtë dhe pyetja është nëse duhet të jetë kështu. A është i drejtë? A e shkel ligjin e Perëndisë? A e shkeli Perëndia ligjin e Tij kur vendosi të bënte që Krishti të ishte zëvendëses? Këtu gjendet vetë zemra e ungjillit. Prandaj, nuk mund të bëni dot një pyetje më thelbësore sesa kjo, sepse 1 Korintasve 15:3 thotë: Krishti vdiq për mëkatet tona. 1 Pjetri 3:18 thotë: Krishti vuajti një herë e përgjithmonë, i drejti për të padrejtët, duke e thënë në mënyrë kaq të prerë saqë na duket si gabim. Si mund të vdesë një person i drejtë në vend të një personi të padrejtë? Ai nuk mëkatoi. Apo Isaia 53: Por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur. Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona. Si është kjo e drejtë?

Përgjatë viteve që kam reflektuar për këtë gjë, kam zbuluar dy mënyra të ndryshme për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje të cilat më janë dukur se ndihmojnë. Do t’jua jap të dyja përgjigjet shpejt e shpejt. Përgjigja e parë është ajo e doktrinës së bashkimit me Krishtin. Perëndia ka të drejtën dhe aftësinë të themelojë, të bëjë një bashkim mes Adamit dhe njerëzimit në mënyrë që kur Adami ra në mëkat ne të gjithë u rrëzua në të në mënyrë që ndëshkimi që erdhi tek Adami vjen gjithashtu edhe tek ne, për shkak se ishim të bashkuar me Adamin. Perëndia mund ta bëjë këtë. Ai mund të themelojë një bashkim. Për këtë ju rekomandoj librin e Xhonatan Eduardsit për mëkatin origjinal. Ai libër më ka ndihmuar më shumë se çdo gjë tejtër që kam lexuar për mënyrën sesi Perëndia e bën këtë gjë. Për shkak të shkeljes së një njeriu vdekja mbretëroi mbi të gjithë përmes atij njeriu. Ashtu sikurse një shkelje çoi në dënim për të gjithë (Romakëve 5:18), i njëjti parim funksionon kur Krishti, Adami i ri vdiq për popullin e tij, për njerëzimin e ri. Në fakt, ashtu si nga mosbindja e një njeriu të vetëm të shumtët u bënë mëkatarë, ashtu edhe nga bindja e një të vetmi të shumtët do të bëhen të drejtë. Prandaj, arsyeja pse Krishti mund të marrë ndëshkimin tonë dhe të bëhet drejtësia jonë është që ne jemi në të. Ekziston një bashkim të cilin Perëndia e themeloi mes nesh dhe Krishtit i cili e bën vdekjen e tij vdekjen tonë. 2 Korintasve 5:21, Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne atë që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.

Ky bashkim nuk ekziston mes një babai dhe një biri prandaj do ishte padrejtë që një baba të ndëshkohej për mëkatet e birit të tij, sikurse na thotë dhe Ligji i Pertërirë. Perëndia themeloi një bashkim mes Krishtit dhe njerëzve të tij dhe kjo është diçka unike. Vetëm Perëndia mund ta krijojë atë bashkim dhe kjo e vendos Krishtin si përfaqësuesin tonë në një mënyrë aq të plotë saqë është plotësisht e vërtetë që ne u ndëshkuam në të. Kjo është mënyra e parë për të menduar për kryqin.

Ja dhe mënyra e dytë e cila vjen nga Anselmi dhe mendoj që libri i Anselmit i cili flet pse na nevojitej dikush që ishte Perëndi dhe njeri është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ka dy arsye kryesore pse nuk është e drejtë që një nënë të shkojë në burg për gjithë jetën e saj dhe i biri të jetë i lirë. E para, krimi kundër shtetit, krimi u krye kundër shtetit dhe gatishmëria e nënës për të shkuar në burg nuk e riparon lëndimin që u është bërë të drejtave dhe nderit të shtetit. Kjo është shenjë dhembshurie për birin e saj. Shqetësimi i saj kryesor është vlera që ka krimineli për të dhe jo për vlerëa e nderimit të ligjit. Por me Krishtin është ndryshe. Krishti erdhi që të lartësonte drejtësinë e Perëndisë, Romakëve 3:25. Ai erdhi të lartësonte lavdinë e Perëndisë Atit të Tij e cila ishte çnderuar prej mëkatit tonë, Gjoni 12:27. Por për këtë unë kam ardhur në këtë orë. O Atë, përlëvdo emrin tënd! Ky është ndryshimi i parë.

Ndryshimi i dytë është: Dëshira e kësaj nëne që biri i saj të shkojë i lirë nuk garanton faktin që ky veprim nuk do të lëshojë në shoqëri një kriminel dhe ta bëjë atë qytetar shëmbullor. Nuk ka asnjë lloj sigurie për këtë gjë. Dhe duket sikur po luajmë me sigurinë e jetës nëse i lëmë kriminelët të lirë. Por nuk është kështu me Krishtin. Kjo është unike rreth Krishtit, cilindo që Ai e shpëton duke vdekur për të, Ai e shenjtëron. Kjo është ideja e Romakëve 6. Kur Ai vdiq për ne ne vdiqëm në të. Vetja jonë e vjetër u ekzekutua, vdiq dhe si rrjedhim zëvendësimi është gjithmonë transformim. Por kjo nuk është e vërtetë në jurisprudencën e zakonshme.

Këto janë dy mënyrat e mia për ta trajtuar këtë problem. E para është bashkimi me Krishtin dhe tjetra është ndryshimi, ndryshimi i thellë mes mënyrës sesi Krishti siguron një zëvendësim për ne dhe mënyrës sesi për shembull një nënë do të përpiqej të zinte vendin e birit të saj në burg.


Original Article from DesiringGod.org

Përkthimi nga www.fjaletejetes.com

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të përfshihet linku i postimit origjinal nga faqja jonë!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*