26 Janar – Octavius Winslow
26 Janar
“Ditët e mia janë në dorën tënde.” Psalmi 31:15
Lëreni këtë të vërtetë të çmuar ta çlirojë mendjen tuaj nga çdo shqetësim dhe ankth i panevojshëm për të tashmen apo të ardhmen. Ushtro besim të thjeshtë në Perëndinë, “Mos u shqetësoni për asgjë.” Mëso të jesh i kënaqur me fatin tënd të tanishëm, me mënyrën sesi po të trajton Perëndia. Je saktësisht atje ku të ka vendosur provania e Tij me vendimin e saj të pa shkatërrueshëm e megjithatë plotësisht të urtë dhe të drejtë. Mund të jetë një pozitë e dhimbshme, e lodhshme, sprovuese, por ama është e drejtë. Po, është e drejtë. Thjesht syno që të përlëvdosh Atë në këtë pozitë. Kudo që të jesh vendosur, Perëndia ka një punë që ti ta bësh, një qëllim që duhet plotësuar prej teje, në të cilën Ai ndërthur lumturinë tënde me lavdinë e Tij. Kur t’i keni përvetësuar mësimet e dashurisë së Tij, Ai do të të transferojë në një sferë më të gjerë, për detyrat më fisnike dhe përgjegjësitë më të larta të së cilës ndoshta e tashmja po të disiplinon dhe po të përgatit. Prandaj, dëshironi të jetoni një jetë varësie të përditshme tek Perëndia. Kjo është një jetë e ëmbël dhe e shenjtë! Të shpëton nga shumë ndjenja dëshpëruese, nga shumë shqetësime gërryese, nga shumë mendime ankthi, nga shumë net pa gjumë, nga shumë sy të përlotur, dhe nga shumë skema mëkatare dhe pa mend. Duke u mbështetur tek “besëlidhja e përjetshme që parashikon çdo gjë dhe që është e sigurt,” mund të besoni në kujdesin e Zotit fëmijët, miqtë, thirrjen dhe veten tuaj, me sigurinë më të plotë që të gjitha ‘ditët’ e tyre dhe tuajat janë në duart e Tij.
© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!