27 Janar – Octavius Winslow

27 Janar

Në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, i kotë është besimi juaj; ju jeni ende në mëkatet tuaja.” ‭‭1 Korintasve‬‭15:17

Këtu kemi provën e madhe për përsosmërinë dhe pranimin e flijimit të Tij. Vepra shlyese e Jezusit ishte në vetvete e përsosur dhe e plotë. Ishte gjithçka që Perëndia kërkonte, gjithçka që i duhej kishës dhe gjithë sa kërkonte ligji dhe drejtësia. Megjithatë mungonte një provë që kjo vepër ishte pranuar prej Perëndisë, dhe ishte e kënaqshme për drejtësinë hyjnore. Në kryq Ai kishte shqiptuar klithmën e mrekullueshme, e cila përhapi ngazëllim në mbarë qiejt, dhe një lebetitje mes për mes ferrit – “U krye.” Por, ja, Ai vqid! Kapiteni i shëtimit tonë u mposht! Fitimtari i premtuar u rrëzua! Ai u shtri në varr! Guri e mbylli brenda! Toka e burgosi! Çfarë prove kemi tani që Ai ishte më tepër se një i vdekshëm? Çfarë prove kemi që Ai ishte Perëndi? Çfarë vule hyjnore është vendosur mbi kartën madhështore të shpengimit? Çfarë garancie kemi që është plotësuar? Çfarë sigurie kemi kundër gjëmimit të lartë të ligjit dhe flakëve shkrumbuese të drejtësisë së zemërimit të një Perëndie të ofenduar, dhe prej dënimit që po vjen? Me pak fjalë, si mund ta dimë që të gjitha përsosmëritë hyjnore janë harmonizuar në shpëtimin tonë, dhe që “kushdo që beson në Jezusin nuk do të humbasë, por do të ketë jetë të përjetshme?” Shikoni, Ati e ringjalli Jezusin prej së vdekuri! Kjo është prova – kjo është vula – kjo është garancia – kjo është siguria. Nuk ka pse të kërkojmë për më tepër. Kjo gjë kënaq Perëndinë; na kënaq edhe ne. Në atë moment u mblodhën të gjitha gjallesat e krijuara që të dëshmonin vulën e madhe dhe finale e cila u vendos mbi veprën e përsosur të shpengimit; ndërsa çdo sy ishte fiksuar mbi varrin që dorëzohej, Ati, në atë veprim marramendës të pushtetit dhe dashurisë së Tij kumboi zërin e Tij solemn, “Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam i kënaqur dhe në veprën e të cilit jam plotësisht i kënaqur.” Oh çfarë madhështie që e mbështillte tani trupin e ringjallur të Perëndisë së mishëruar! Kurrë nuk ishte shfaqur në mënyrë të tillë si Shpëtimtar, kurrë nuk ishte shfaqur Shpengimtar në mënyrë kaq të shkëlqyeshme, kurrë nuk ishte shfaqur në mënyrë kaq të përsosur si Ndërmjetës dhe Avokat sa në këtë moment – i vulosur prej Perëndisë At, i ringjallur prej Perëndisë Frymë, dhe duke shkëlqyer me rrezet e lavdisë së Tij hyjnore.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*