17 Shkurt – Octavius Winslow

17 Shkurt

Është e çmueshme në sytë e Zotit vdekja e të shenjtëve të tij.” Psalmi 116:15

Është solemnisht e vërtetë që ka një “kohë për të vdekur.” Ah çfarë mendimi prekës – një “kohë për të vdekur!” Një kohë kur ky konflikt për vdekje do të marrë fund – kur kjo zemër do të pushojë së ndjeri, dhe po ashtu nuk do të ndjejë më gëzim apo brengë – kur kjo kokë nuk do të dhembë më dhe kur këta sy nuk do të lotojnë më – më e mira dhe më e shenjta nga të gjitha – një kohë “kur ky i prishshëm do të veshë mosprishjen, dhe ky i vdekshëm do të veshë pavdekësinë,” dhe do ta “shohim Krishtin sikurse është dhe do të jemi si Ai.” Nëse është kështu o i krishterë, pse të ka zënë kjo frikë plot ankth e dridhje? Koha jote e vdekjes me të gjitha rrethanat e saj që e shoqërojnë është në dorën e Zotit. Gjithçka është caktuar dhe rregulluar prej Atij që të do, dhe që të ka shpenguar – mirësia, urtësia, besnikëria e pafundme po veprojnë për lumturinë tënde më të madhe në çdo rrethanë të largimit tënd. Sëmundja e fundit nuk mund të vijë, “armiku i fundit” nuk mund të të godasë gjersa Ai ta urdhërojë. Gjithçka është në dorën e Tij. Prandaj, me qetësi dhe siguri largohu nga skena përmbyllëse e kësaj jete me Të. Nuk mund të vdesësh larg Jezusit. E nis shpirti yt fluturimin kur është jashtë apo në shtëpi, mes të panjohurve apo miqve, përmes një procesi lëngues apo përmes një goditjeje të papritur, në shkëlqim apo zymtësi, Jezusi do jetë me ty; dhe do të të ngrejë me hirin e Tij, do të të japë zemër me praninë e Tij, dhe ke për të deklaruar me triumf, “Edhe po të eci në luginën e vdekjes nuk do të kem nga asnjë e keqe; sepse ti je me mua, shkopi yt dhe thupra jote janë ato që më japin zemër, duke dhënë dëshmi edhe në momentin tënd të vdekjes për besnikërinë e Perëndisë dhe për faktin se sa të çmuara janë premtimet e Tij. Koha ime për të vdekur është në dorën tënde o Zot, dhe me qetësi vendos ta lë atje.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*