24 Shkurt – Octavius Winslow

24 Shkurt

“Unë jam Zoti, nuk ndryshoj; prandaj ju, o bij të Jakobit, nuk jeni konsumuar.” Malakia‬ ‭3:6‬

Nuk është arritje e vogël që të ndërtohesh në besnikërinë e Perëndisë. Kjo gjë formon një themel të palëkunshëm ngushëllimi për shpirtin që beson. Ndryshueshmëria karakterizon gjithçka përveç Perëndisë. Shiko kishën, shiko botën, shiko familjet, shiko veten, çfarë ndryshimesh të panumërta që shohim nga çdo anë! Çfarë ndryshimesh që sjell një javë, një ditë e shkurtër! Megjithatë, në mes të gjithë kësaj të kesh mundësi të prehesh me qetësi në pandryshueshmërinë dhe besnikërinë e Perëndisë. Të dish që asnjë ndryshim kohe, asnjë ndryshim tokësor, nuk e ndikon besnikërinë e Tij ndaj popullit të Tij. Më tepër se kaq – asnjë ndryshime tek ata vetë – asnjë pabesi e tyre nuk shkakton qoftë dhe ndryshimin më të vogël në Perëndinë. Një herë Atë, përgjithmonë Atë; një herë Mik, përgjithmonë Mik. Provanitë e Tij mund të ndryshojnë, por zemra e Tij nuk mund të ndryshojë. Ai është një Perëndi i dashurisë së pandryshueshme. Premtimin që ka bërë, Ai do ta përmbushë; besëlidhjen që ka bërë, Ai do ta respektojë; fjalën që ka dalë nga goja e Tij, Ai nuk do ta ndryshojë. “Ai nuk mund të mohojë Veten.” Prandaj, rri i qetë o besimtar i sprovuar! Mos je duke kaluar tani mes ujërave të thella? Kush të ruajti nga fundosja kur ishe duke kaluar përmes tyre?

Kush të kaloi përgjatë zjarrit të fundit? Kush të mbështeti kur ishe duke mbartur kryqin e fundit? Kush të çliroi nga tundimi i fundit? A nuk ishte Perëndia, Perëndia i besëlidhjes tënde – Perëndia yt besnik dhe i pandryshueshëm? Prandaj, ky Perëndi është Perëndia yt tani, është Perëndia yt përjetë e mot, Ai ka për të qenë udhëheqësi yt edhe në vdekje.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*