9 Maj – Octavius Winslow
“Askush s’e pa Perëndinë kurrë; i vetëmlinduri Bir, që është në gjirin e Atit, ai e bëri të njohur.” Gjoni 1:18
Sa i përket përshpirtshmërisë së natyrës Hyjnore nuk mund të formojmë dot një konceptim të drejtë dhe përfundimtar. Të gjitha idetë tona rreth saj janë të pakuptueshme, të mjegullta dhe të errëta. Duke iu referuar kësaj pamundësie me një gjuhë përshtatjeje me pikëpamjen tonë të kuptueshme rreth objekteve, Jezusi tha për Atin e Tij, “ ju nuk e keni dëgjuar kurrë zërin e tij dhe as nuk e keni parë fytyrën e tij.” Duke qenë të paditur rreth kësaj të vërtete të frymëzuar e megjithatë duke pasur një etje të pashur që gjithmonë dëshiron një konceptim të tillë për një frymë të pafundme i cili na ofron një vendprehje për mendjen, një objekt mbi të cilin të prehet besimi, pas të cilit të mbështillen ndjenjat, njeriu është mashtruar në ateizëm dhe idhujtari me një karakter shumë të frikshëm dhe poshtërues. Duke i formuar konceptimet e tij rreth frymës në bazë të ideve të tij të ulëta dhe të shthurura për materien, ai e ka “dhe e ndërruan lavdinë e Perëndisë së paprishshëm në një shëmbëllim të ngjashëm me atë të një njeriu të prishshëm, të shpendëve, të katërkëmbëshave dhe të rrëshqanorëve.”
Por Perëndia e ka zbuluar Veten. Ai ka zbritur në natyrën tonë, dhe në personin e Birit të Tij të mishëruar e ka trupëzuar përshpirtshmërinë e qenies së tij, me të gjitha atributet e tij hyjnore dhe të lavdishme. Gjithë sa dimë në mënyrë të qartë dhe shpëtuese për Perëndinë është thjesht shkalla jonë e njohjes me këtë të vërtetë. Jezusi e sjell Perëndinë afër. “Ti je afër, o Zot.” Oh, sa afër! “Të cilit do t’i venë emrin Emanuel, që do të thotë: ‘Perëndia me ne’.” Çfarë lavdie që i jep kjo gjë Biblës! Çfarë themeli që hedh për besimin! Çfarë thelbi që i jep shpëtimit! Çfarë shprese të mirë që vendos para shpirtit që beson! Perëndia është me ne në Krishtin, me ne në karakterin e një Ati të pajtuar, me ne çdo hap të udhëtimit tonë drejt qiellit, me ne për të na drejtuar në konfuzion, për të na zbutur pikëllimin, për ta na ngushëlluar në vajtim, për të na çliruar nga rreziku, për të na mbrojtur nga tundimi, për të siguruar në nevojë, për të na mbështetur në vdekje, dhe për të na çuar shëndoshë e mirë në lavdi. Shpirti im, bjer përmbysë në pluhur para madhështisë të kësaj të vërtete të mahnitshme dhe të çmuar; admiro urtësnë që ta ka zbuluar, dhe hirin që e ka bërë të jetë e jotja!
© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!