4 Qershor – Octavius Winslow

“Kini besim në Perëndinë.” Marku 11:22

Kini besim tek Ai si Perëndi. Karakteri i Tij e justifikon këtë gjë, Fjala e Tij na e nxit, premtimet e Tij e inkurajojnë, bekimi i Tij e kurorëzon. Sa shpesh në fjalën e Tij Perëndia denjon të na ftojë të ushtrojmë besimin tek Ai përmes një deklarate dhe mbi bazën e asaj që Ai është. Kështu i tha Abrahamit, “Kur Abrami u bë nëntëdhjetë e nëntë vjeç, Zoti i doli përpara dhe i tha: “Unë jam Perëndia i plotfuqishëm; ec në praninë time dhe qëndro i ndershëm.” Sërish, Ai i thotë kishës së Tij, “Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit; hap gojën tënde dhe unë do të ta mbush.” Sa i mirë dhe denjues që është kjo mënyrë sesi Perëndia kërkon dhe inkurajon besimin e popullit të Tij! Sa dukshëm që zbret Ai në dobësinë dhe mangësinë tonë! Çfarë themeli që na zbulon Ai mbi të cilin të ndërtojmë besimin tonë! Çfarë hapësire hap Ai para nesh në të cilën të veprojë besimi! Çfarë gjerësi, çfarë shtrirje, dhe çfarë pasurish në të cilat mund të ngazëllojë besimi! “Unë jam Perëndia i gjithëmjaftueshëm. A ka ndonjë gjë tepër të vështirë për mua?”

Besimi nuk ka nevojë dhe nuk kërkon asgjë më tepër. Më pak se kaq nuk do t’i mjaftojë, dhe më tepër se ka nuk mund të ketë. Kur besimi ndjen që ka fjalën e Perëndisë si garancinë e vet, urdhrin e Perëndisë si rregullin të cilit duhet t’i bindet, premtimin e Perëndisë si inkurajim në vuajte, dhe Vetë Perëndinë si themel të sigurisë dhe si qendër të prehjes së tij, atëherë bëhet i pacenueshëm, dhe pothuaj i gjithëpushtetshëm. Masa e saktë e besimit tonë është gjerësia e njohurisë tonë praktike të Perëndisë. Njohja me Perëndinë duhet ta frymëzojë mendjen me siguri tek Ai. Sa më vërtet ta njohim, aq më tepër do t’i besojmë Atij pa u lëkundur. Në këtë mënyrë, mes shumë të tjerave, Ai i përgjigjet lutjes së njerëzve të Tij, “Mbaje fjalën tënde shërbëtorit tënd, që ka frikë nga ty.” Perëndia e themelon të vërtetën e fjalës së Tij duke e zgjeruar njohurinë që besimtari ka për Të, dhe kjo njohuri arrihet kryesisht përmes të vërtetës. Fjala zbulon Perëndinë, dhe njohuria praktike e Perëndisë e konfirmon të vërtetën e fjalës; kështu njëra themelon tjetrën. Prandaj, besimi ynë, nëse është një parim real, duhet ta trajtojë Perëndinë si Perëndi. “Kini besim në Perëndinë.”


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*