25 Korrik – Octavius Winslow
“Unë bie përmbys në pluhur; më ringjall sipas fjalës sate.” Psalmi 119:25
Argumenti që paraqet ky peticion i shenjtë është tepër i fuqishëm dhe ngadhënjyes. Sipas premtimit të fjalës, dhe instrumentit të fjalës. Që të dyja përfshihen për ta rigjallëruar shpirtin. Premtimi është tepër i çmuar: “Unë do të shëroj shthurjen e tyre, do t’i dua shumë, sepse zemërimi im u tërhoq prej tyre. Do të jem si vesa për Izraelin; dhe ai do të lulëzojë si zambaku dhe do t’i zgjatë rrënjët e tij në thellësi si cedrat e Libanit. Degët e tij do të zgjaten, bukuria e tij do të jetë si ajo e ullirit, aroma e tij do të jetë si ajo e Libanit.” Ky premtim i çmuar për të të rigjallëruar dhe ripërtërirë, për të hedhur vesën e hirit të Tij mbi shpirtin tënd, duke i njomur dhe ushqyer rrënjët dhe fribrat e frytit të jetës së re dhe qiellore brenda teje, Perëndi është i gatshëm ta përmbushë në përjetimin tënd të shenjtë dhe të lumtur. “Do të jem si vesa për Izraelin; dhe ai do të lulëzojë si zambaku dhe do t’i zgjatë rrënjët e tij në thellësi si cedrat e Libanit.” Krishti është vesa jonë; vesa e dashurisë së Tij, vesa e hirit të Tij, vesa e Frymës së Shenjtë është e përgatitur, e heshtur dhe e padukshme, por është e efektshme dhe gjallëruese – për të rënë mbi fuqitë riptërtëritëse të natyrës tënde – dhe kështu ta ringjallë veprën e hirit të Perëndisë në shpirtin tënd.
Por, përmes instrumentit të fjalës, Zoti e rigjallëron shpirtin. Fjala e Krishtit është “frymë dhe jetë,” për pasojë është një fjalë rigjallëruese. “Ky është përdëllimi im në pikëllim, që fjala jote më ka dhënë jetë.” Sërish, “Nuk do t’i harroj kurrë urdhërimet e tua, sepse me anë të tyre ti më ke dhënë jetën.” Prandaj Jezusi iu lut Atit të tij për llogari të kishës së tij, “Shenjtëroji në të vërtetën tënde.” Kështu na gjallëron fjala. Në këtë moment jemi të shtrënguar të sugjerojmë një pyetje – mos vallë dobësimi i përhapur i jetës frymërore në kishën e Perëndisë – standardi i ulët i jetës frymërore – rritja alarmante e gabimit që shkatërron shpirtin – zbulimi shtangës me të cilin duket se disa mësues modernë janë përballur, që doktrinat të cilat kisha e Krishtit i ka pranua gjithmonë si të vërteta të zbuluara, të cilat këshillët e kishës i kanë autorizuar, të cilat i kanë përmbledhur kredot, dhe të cilat intelektet e shenjtëruara të shpirtrave të mëdhenj – Anakimët dhe Shamgarët e perëndishmërisë debatuese dhe filozofisë hyjnore të epokave të shkuara – kanë luftuar për to dhe i kanë ruajtur, këta mësues modernë thonë se nuk gjenden në Bibël por janë dogmat vizionare të epokave të shkuara.
Mos vallë këto ligësi të përhapura mund t’i atribuohen kryesisht përbuzjes së fjalës së Perëndisë? Ne besojmë me të vërtetë dhe seriozisht që kështu është. Kemi nevojë që vazhdimisht të kujtohemi se rigjeneruesi dhe edukuesi i madh i botës është Bibla – që asnjë gjë më pak se kjo nuk e prek vdekjen frymërore që mbizotëron gjithandej, dhe se asgjë më pak se kjo nuk ka për ta çliruar mendjen njerëzore nga prangat e gabimit dhe bestytnisë të cilat në këtë moment mbajnë rob pothuaj dy të tretat e racës njerëzore. Kjo “shpatë e Frymës” – sikurse ajo e Goliathit – “nuk ka tjetër si ajo” – ka mposhtur papatin dhe pabesin, dhe e papenguar nga konflikti është e gatshme t’i mposhtë ato sërish.
Oh sikur në këtë ditë largimi të trishtueshëm nga fjala e Perëndisë, të mund t’i qëndronim Biblës edhe më afër dhe në një togë të bashkuar! Të palëkundur në besimin e hyjnisë së saj, të fortë në bindjen e fuqisë së saj, le të hyjmë në betejën e madhe mes të vëtetës dhe gabimit, duke mos pasur asnjë armë tjetër përveç “shpatës së Frymës, që është fjala e Perëndisë.” Në të gjitha tërheqjet tona frymërore na rigjallëroftë fjala e Zotit. Si një levë e fuqishme e ngrittë shpirtin tonë lart nga pluhuri pas të cilit është kapur kaq fort.
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!