Atributet e Perëndisë – A W Pink
Si është Perëndia?
Çfarë është më e rëndësishme sesa të kesh një njohuri të saktë rreth Perëndisë? Një Perëndie të panjohur nuk mund t’i besosh dot, t’i shërbesh apo ta adhurosh. Nëse synimi i madh i jetës tuaj është ta njihni më mirë Perëndinë, dhe ta adhuroni Atë në frymë dhe në të vërtetë kjo përmbledhje e shkëlqyer rreth atributeve dhe përsosmërive të Perëndisë do t’ju hapë sytë, do t’ju ndriçojë mendjen dhe do t’ju bind zemrën.
Atributet e Perëndisë nga A. W. Pink është klasiku që shpalos atributet e Perëndisë në një mënyrë të kuptueshme për lexuesin me më pak eksperiencë dhe në të njëjtën kohë siguron mjaftueshëm edhe për ata që njihen më thellë me letërsinë e krishterë. Ky është Perëndia ynë sikurse na e zbulon Shkrimi dhe është jetësore që të kemi këtë të kuptuar dhe jo një imazh për Perëndinë sipas imagjinatës tonë. Leximi i këtij libri do t’ju ngrohë zemrën dhe do të gjallërojë adhurimin tuaj.
——————————————————–
Udhëzuesi i studimit që i është bashkëngjitur këtij libri u shkrua që ta ndihmojë lexuesin të kuptojë dhe vlerësojë në mënyrë më të plotë librin e A. W. Pink. Studimi përfshin leximin e kapitujve të librit dhe pesë ditë çdo javë me pjesë biblike që vënë në pah cilësitë e lavdërueshme të Perëndisë. Sikurse vë në dukje edhe Spërxhën, “studimi i mirëfilltë i të krishterit është vetë Perëndia… emri, natyra, personi, puna, veprat dhe ekzistenca e Perëndisë së madhërishëm.” J. I. Packer thotë që “studimi i natyrës dhe karakterit të Perëndisë është projekti më praktik ku mund të përfshihet kushdo.”
A. W. Pink lindi në Notingam të Anglisë. Shërbesa e tij e gjerë përfshiu disa role si pastor në Australi dhe Shtetet e Bashkuara. Ai ishte botues i Studime të Shkrimeve, një revistë e përmuajshme që kishte për qëllim vetë shtjellimin e Shkrimit. Duke qenë se e njihte mirë tërësinë e zbulesës, z. Pink ishte në gjendje ta përcillte të vërtetën me seriozitetin dhe theksin e duhur. Pink rrallë herë u largua nga temat e mëdha të Shkrimit – hiri, drejtësimi dhe shenjtërimi. Veprës së Perëndisë Atë dhe Perëndisë Frymë e Shenjtë i jepet theksimi i duhur sikurse veprës së Birit. Artur Pink vdiq në Stormuej të Skocisë në vitin 1952.
Librin Atributet e Perëndisë nga A W Pink e gjeni tek Libraria e Vëllazërisë Ungjillore & Libraria e Qendrës Stefan (ose duke kontaktuar drejtperdrejt me faqen tone per porosi mbi 10 kopje per grupe studimi).
ÇMIMI 500 lekë *
SHKARKO KAPITULLIN 1 & Prezantimin e Udhëzuesit të studimit
* Për porosi mbi 10 kopje direkt nga faqja jonë librin mund ta merrni me çmim të reduktuar!