Me çfarë lloj qëndrimi duhet të lutemi?

Pyetja 39

Me çfarë lloj qëndrimi duhet të lutemi?

Me dashuri, këmbëngulje dhe mirënjohje; me nënshtrim të përulur ndaj vullnetit të Perëndisë duke ditur që për hir të Krishtit Ai i dëgjon gjithmonë lutjet tona.

 

Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.

Filipianëve 4:6

Komentim

Përpara se të shkosh në lutje bëji shpirtit tënd këto pyetje: Cili është synimi yt që ke ardhur në këtë vend? A nuk ke ardhur që të këshillohesh me Zotin në lutje? A është Ai i pranishëm; a do të dëgjojë? A është Ai i mëshirshëm; a do të të ndihmojë? Mos po kërkon diçka të parëndësishme; a nuk ka të bëjë me mirëqenien e shpirtit tënd? Çfarë fjalësh do të përdorësh për ta prekur Atë me dhembshuri? Për të qenë plotësisht i përgatitur konsidero që ti nuk je veçse pluhur dhe hi, kurse Ai është Perëndia madhështor, Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, Ai që e mbështjell veten me dritë si me një mantel; ti që je një mëkatar i ndyrë kurse Ai një Perëndi i shenjtë; kujto që ti je thjesht një krim i mjerë, kurse Ai është Krijuesi i gjithëpushtetshëm. Në të gjitha lutjet e tua mos harro ta falënderosh Zotin për mëshirat e Tij. Kur të lutesh, më mirë të kesh një zemër pa fjalë sesa fjalë pa zemër. Lutja e bën dikë që të heqë dorë nga mëkati, ose mëkati ka për ta joshur që të heqë dorë prej lutjes.

Gjon Bunian (John Bunyan, 1628–1688). I njohur me nofkën kallajxhiu i Elstou, Buniani përjetoi një kthim dramatik në besim dhe u bë një prej predikuesve më të njohur Puritanë. Ndërsa popullariteti i tij u rrit ai u bë gjithnjë e më tepër një shënjestër për shpifje dhe akuza gjëra të cilat më në fund e çuan në burg ku edhe shkroi veprën e tij më të njohur e cila është botuar edhe në gjuhën shqipe Rruga e Shtegtarit në vitin 1678.

Lutje

Lutja që pararend çdo lutje është “Qofsha vërtet unë ai që flet. Qofsh vërtet Ti Ai të cilit i flas.”

C. S. Ljuis (C. S. Leëis, 1898–1963). Profesor i letërsisë Angleze në Universitetin e Oksfordit dhe njëkohësisht drejtor i Katedrës së Anglishtes në Universitetin e Kembrixhit. Ljuis shkroi kritika letrare, letërsi për fëmijë, letërsi fantastiko shkencore, si dhe teologji. Veprat e tij më të njohura janë Thjesht Krishterim, Letrat e Hirziut dhe Kronikat e Narnias. Ljuis ishte anëtar i Kishës së Anglisë. Kthimi i tij në Krishterim u ndikua prej mikut dhe kolegut të tij në Oksford J. R. R. Tolkien.

New City Catechism was adapted by Timothy Keller and Sam Shammas from the Reformation catechisms. Copyright © 2012 by Redeemer Presbyterian Church.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*