Udhëzim i plotfuqishëm – John MacDuff

“Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi!”

“Unë do të të edukoj dhe do të të mësoj rrugën, nëpër të cilën duhet të ecësh; unë do të të këshilloj dhe do ta mbaj syrin tim mbi ty.” (Psalmi 32:8)

Nuk mund të kem dot një siguri më të çmuar se kjo – që jam nën kujdesin dhe drejtimin e vazhdueshëm të Atit tim qiellor – që Ai i vendos caqet e banimit tim, dhe që sundon mbi të gjitha ndodhitë për të mirën time – që e gjithë jeta ime është një plan i qeverisur prej Tij. Çdo pasiguri të vogël në dukje, si dhe çdo kthesë të madhe dhe moment krize – formon një pjesë të atij plani! “Perëndia e shqyrton çdo shteg që merr nejriu.” “Zemra e njeriut planifikon udhën – por Zoti drejton hapat e tij.”

“ Unë do të të edukoj dhe do të të mësoj rrugën.” Me sa durim që trajnon ky Mësues i plotfuqishëm, me çfarë urtësie dhe butësie të pafundme që i përshtat mësimet e Tij të larmishme me nevojat dhe kërkesat e njerëzve të Tij! Është “rresht pas rreshti;” – apo nëse nevojitet, kryq pas kryqi – sprovë pas sprove. Ose mund të jenë që ato providenca tronditëse nuk nevojiten më – pasi shtysat e buta të vullnetit të Tij janë të majftueshme, “unë do të të këshilloj dhe do ta mbaj syrin tim mbi ty.” Tërmeti, shtrëngata, era, zjarri, mund të mos e kishin përmbushur misionin e tyre. Tani është i mjaftueshëm “zëri i ëmbël si një shushuritje.”

SI na premton Ai që do të na mësojë dhe drejtojë? Jo në një mënyrë që ne do të na pëlqente – sipas mënyrës që zgjedhim ne – por “në rrugën që duhet të ecësh.” Shpesh vendosim të ndjekim rrugën e ndriçuar nga dielli. Por Perëndia thotë, ‘shtegu i ashëpr i malit është më i miri për ty!’ Shpesh edhe ne sikurse Izraeli, zgjedhim udhën më të shkurtër dhe më të lehtë për në Kanan përmes vendit të Filistejve. Por reja-flaka e Perëndisë vendosin ndryshe, dhe na çojnë përgjatë një rruge përqark “përmes shkretëtirës.” Shpesh ne do preferonim, sikurse dishepujt në detin e Tiberiadës, shtegun e sigur buzë liqenit, në mënyrë që të evitojmë stuhinë që po ngrihet, “sepse era është në të kundërt.” Por Perëndia thotë, “Jo!” Ai na shtrëngon që të hyjmë në barkë.

“Ai i udhëhoqi në shtegun e duhur – për të shkuar në një qytet ku mund të jetonin!” Nuk na takon ne që të vëmë në dyshim planet e Tij. Ai e udhëhoqi popullin e Tij në lashtësi – Ai vazhdon t’i udhëheqë ende – përmes shtegut të duhur. Po vjen një ditë kur, sipas fjalëve të Augustinit, “si anija ashtu dhe malli do të jenë të sigurta, nuk do na ketë rënë as një fije floku – do të arrijmë limanin e dëshirës tonë,” do të pranojmë urtësinë e çdo mësimi tokësor, “domosdoshmërinë” e çdo vale në detin e trazuar!

Vreshtarit me raste i duhet që t’i trajtojë hardhitë e tij në dukje me ashpërsi – t’i presë, t’i përkulë, t’i shkurtojë; duke i katandisur në një formë jo shumë të pashme – para se ato të mbushen me lule. Megjithatë, nuk do të kalojë shumë kohë, vera do të vijë dhe do ta lartësojë urtësinë e trajtimit të tij përmes bistakëve të bukur dhe aromatikë. Në të njëjtën mënyrë, edhe Vreshtarit tonë qiellor i duhet që në rastet kur i duken mirë Atij t’i përdorë gërshërët e Tij të krasitjes. Por të jeni të sigurt që Ai nuk bën qoftë edhe një krasitje të panevojshme apo të tepërt. Do ta kuptojmë dhe do ta pranojmë atë domosdoshmëri pafundësisht të mençur për të gjithë – kur bima të ketë lulëzuar plotësisht, të vishet me të arta dhe të lëshojë aromën Qiellore.

Besimtar, vazhdoje rrugën tënde – duke u ngazëlluar në mësimin dhe udhëzimin e Urtësisës së pagabueshme! “Unë do të të këshilloj dhe do ta mbaj syrin tim mbi ty”. Syri vigjilent i Bariut të Izraelit që nuk fle është mbi ty ditë e natë – në sëmundje dhe në shëndet – në gëzim dhe në trishtim – në jetë dhe në vdekje! “Ja, ne nuk e dinim”, ai që peshon zemrat a nuk e shikon? Ai që ruan shpirtin tënd nuk e di vallë?” “Ja, syri i Zotit është mbi ata që kanë frikë para tij, mbi ata që shpresojnë në mirësinë e tij.”


“Thoughts of God” by John MacDuff

Përkthimi nga www.fjaletejetes.com

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të përfshihet linku i postimit origjinal nga faqja jonë!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*