22 Janar – Octavius Winslow

22 Janar

Kjo fjalë është e sigurt e denjë për t’u pranuar plotësisht, që Krishti Jezus erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët, ndër të cilët unë jam i pari.” ‭‭1 Timoteut‬ ‭1:15‬

Ai erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët – dhe Ai do të shpëtojë edhe ty. Dhembshuria e Tij e shtyn që t’i shpëtojë mëkatarët – fuqia e Tij e aftëson që t’i shpëtojë mëkatarët – premtimi i Tij e detyron t’i shpëtojë mëkatarët. Oh sa e lehtë është të shpëtohesh kur Fryma i Shenjtë e tërheq zemrën tek Krishti! Nuk është besimi i madh, as përjetimi i thellë, as njohuria e gjerë ajo që kërkohet. Edhe sytë më i turbullt që e pa ndonjëherë Krishtin – edhe dora më e dobët që u kap ndonjëherë pas Krishtit – edhe hapi më i lëkundur që është hedhur drejt Krishtit e ka shpëtimin të pranishëm – ka në të jetën e përjetshme. Edhe masa më e vogël e besimit të vërtetë ka për ta çuar shpirtin në qiell. Po! Ka shpresë edhe për të penduarin që dridhet. Jezusi vuajti në mënyrë të skajshme, prandaj është në gjendje që “t’i shpëtojë plotësisht të gjithë ata që vijnë tek Perëndia përmes Tij.”


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*