23 Janar – Octavius Winslow

23 Janar

Krishti do të madhërohet në trupin tim, ose me jetën ose me vdekjen.” ‭‭Filipianëve‬ ‭1:20‬

Nuk do t’ju mungojë Krishti kur të keni më tepër nevojë për Të. Ai që ka qenë me ju përgjatë gjithë pelegrinazhit tuaj tokësor ka për të qenë me ju deri në hapin tuaj të fundit. Bariu që ju ka drejtuar përgjatë shkretëtirës nuk ka për t’ju lënë në momentin kur sapo jeni duke dalë prej saj dhe po hyni në tokën e premtuar. Timonieri që ju ka drejtuar përgjatë stuhive nuk ka për t’u larguar nga timoni në momentin kur anija juaj është duke hyrë në limanin e prehjes. Kapiteni i cili ka ngadhënjyer për ju dhe në ju nuk ka për t’ju braktisur në prag të konfliktit dhe fitores së sigurt. Oh, jo! Jezusi ka për të qenë me ty deri në fund. Mos t’ju kapë aspak ankthi për momentin e vdekjes. Le të jetë shqetësimi juaj sesi mund ta përlëvdoni më mirë Atë në jetën tuaj – Ai do ta përlëvdojë Veten në vdekjen tuaj. Gjithë hiri, gjithë forca, gjithë lavdia është ruajtur për ju për atë moment. Kur të vijë dhe jo më parë Jezusi ka për të hapur thesarin e Tij dhe do ta derdhë mbi ju. Por, oh jetoni për Të! Të jesh në gjendje të thuash, “Sepse për mua të jetuarit është Krishti.” Përpiquni për këtë. Çfarëdo gjëje që e kundërshton vendoseni para hirit të Tij, vendoseni poshtë, po, lidheni pas kryqit të Tij. Lëreni Krishtin të jetë gjithçka për ju në jetë, atëherë do të jetë gjithçka për ju në vdekje.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*