29 Janar – Octavius Winslow

29 Janar

Do të jemi të ngjashëm me të, sepse do ta shohim se si është ai.” 1 Gjonit‬ ‭3:2‬

Kush mund ta tregojë plotësisht gjithë lavdinë e Shpengimtarit në qiell? Apo, edhe po të zbulohej plotësisht, ku do të gjendej një fuqi e tillë për ta kapur, aftësi të tilla për ta kuptuar, sy të tillë për ta parë dhe gjuhë e tillë për ta përshkruar një temë kaq të lartë dhe një shfaqje kaq sublime sa kjo? Por ne do ta shohim! Edhe ne do të përlëvdohemi. Kjo mendje do të përshtatet me madhështinë e temës dhe sytë do të forcohen për madhështinë e shkëlqyer të kësaj shfaqjeje. Duke qenë se çdo aftësi fizike, mendore dhe morale do jetë zhvilluar dhe shenjtëruar në mënyrë të përsosur do të jemi një Kishë e përlëvduar, në praninë e Kreut të përlëvduar duke medituar përjetësisht mbi atë lavdi. Do të shohim lavdinë e Shpenguesit. “A do ta shoh Mbretin në bukurinë e Tij? Çfarë, sytë e mi do të shohin lavdinë e Tij?” Po! Nëse sheh tani bukuri në Jezusin, nëse sytë e tu dallojnë lavdi në Emanuelin, edhe pse kjo pamje mund të jetë e dobët dhe e turbullt, është e sigurt që do të jeni me Atë atje ku është Ai, dhe do të meditoni mbi shpalosjet e pafundme të lavdisë së Tij të kthjellët, dhe këtë do ta bëni për gjithë përjetësinë.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*