4 Nentor – Octavius Winslow

4 Nëntor

“Por prej tij ju jeni në Krishtin Jezus, i cili nga Perëndia u bë për ne dituri, drejtësi, shenjtërim dhe shpengim.” 1Korintasve 1:30

Hulumtimi i efektet të kësaj urtësie të shumëfishtë në karakterin individual do të na japë pikëpamje më të larta për Krishtin si urtësia e Perëndisë. Të shohësh një njeri “të bëhet i marrë në mënyrë që të bëhet i urtë” – që arsyeja e tij t’i përulet zbulesës – që njohuria dhe arritjet e tij të lihen poshtë kryqit – që të heqë dorë nga drejtësia e tij – “t’i konsiderojë të gjitha gjërat si humbje në krahasim me vlerën e latë të njohjes së Krishtit Jezus, Zotit” – dhe që si një fëmijë i vogël ta pranojë mbretërinë e Perëndisë; oh në çmënyrë të lavdishme që shfaqet në këtë gjë urtësia e Perëndisë, drita e cila shkëlqen në fytyrënn e Jezusit! Shiko sa i vendosur që është Ati që në çdo hap të hirit të Tij ta përulë krijesën dhe të lartësojë, madhërojë dhe kurorëzojë Birin e Tij të barabartë me të si Zotin e të gjithëve!

Ne shohim Jezusin Kreun ndërmjetës të të gjithë urtësisë dhe këshillës për kishën. “Atit i pëlqeu që në Të të banonte e gjithë plotësia.” “Në të cilin,” thotë i njëjti apostull, “janë të fshehura të gjitha thesare e urtësisë dhe njohurisë.” Ai është “Këshilltari i Admirueshëm,” për të cilin u profetizua, “Fryma e Zotit do të pushojë mbi të; fryma e diturisë dhe e zgjuarësisë, fryma e këshillës dhe e fuqisë, fryma e njohurisë dhe e frikës të Zotit.” Oh çfarë e vërtetë e çmuar dhe hyjnore! Patregueshmërisht e çmuar për një shpirt i cili nuk ka burime të mjaftueshme për qëllimet e mëdha të njohjes së vetes, Krishtit dhe Perëndisë; për shpëtimin, shenjtërimin dhe drejtimin.

Lexues i dashur, a të mungon “urtësia e dobishme për të të drejtuar” në këtë çast? Shko tani te Jezusi, në të cilin janë fshehur të gjitha thesaret e kësaj urtësie. Cila është gjuha që Ai përdor me ty? E nëjta gjë për të cilën Moisiu, ligjëdhënësi i madh, i foli popullit të Izraelit: “Çështjen që është tepër e vështirë për ju do të ma sillni mua dhe unë do ta dëgjoj.” Çfarë ftese e gëzueshme që është kjo! Një më i madh se Moisiu po e thotë këtë, dhe po ta thotë ty. A të duket rasti yt i pakuptueshëm për urtësinë njerëzore, tepër i vështirë edhe për aftësitë më të mëdha të njeriut – çoja atë Jezusit. Dëgjo me sa ëmbëlsi që flet Ai, “ma sillni mua.”

Një ushtrim i thjeshtë i besimit mbi fjalën e Tij do të largojë çdo gjë të vështirë, do ta thjeshtojë gjithçka që është e ndërlikuar dhe të qartë gjithçka që është e errët në rastin tënd. Me Të asgjë nuk është e pamundur. Për Të gjithçka është e qartë. Duke qenë se Ai e di fundin që nga fillimi nuk mund të ketë asnjë gjë të padukshme për mendjen e Tij; përmes paranjohjes së Tij ai di gjithçka, përmes urtësisë së Tij ai siguron për gjithçka. Premtimi i Tij i çmuar është, “Do t’i bëj të verbërit të ecin nëpër një rrugë që ata nuk e njihnin dhe do t’i çoj nëpër shtigje të panjohura; do të ndryshoj para tyre terrin në dritë dhe vendet dredha-dredha në fushë. Këto gjëra do të bëj për ta dhe nuk do t’i braktis.” Në këtë mënyrë Jezusi “u bë nga Perëndia për ne urtësi,” në mënyrë që në të gjitha ndërdyshjet tona të kemi drejtim, që të gjitha dyshimet tona të mund të largohen tej, të gjitha hapat tona të drejtohen, prej atij mbi të cilin qëndron vajosja e “frymës së urtësisë dhe njohurisë,” “pa masë”; i cili nga përjetimi është në gjendje të na udhëheqë duke qenë se e ka shkelur shtegun vetë para nesh. “Dhe, pasi i ka nxjerrë delet e tij, shkon para tyre; dhe delet e ndjekin, sepse njohin zërin e tij.” “Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t’i jepet;” le të shkojë te Krishti, të cilin Perëndia e ka vendosur nga përjetësia, “që nëpërmjet kishës, në kohën e tashme u manifestohej principatave dhe pushtetëve, në vendet qiellore, dituria e shumëllojshme e Perëndisë.”


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*