4 Shkurt – Octavius Winslow

4 Shkurt

Ai vet i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit.” ‭‭1 Pjetrit‬ ‭2:24‬

Çfarë lajmërimi i bekuar! Mëkati nuk urrehet më pak për shkak se është falur dhe është fshirë krejtësisht. Oh jo! Lëre Zotin të ta prekë zemrën lexues i krishterë, me një ndjesi të dashurisë së Tij falëse, me sigurinë e faljes së Tij, dhe do të vazhdosh ta urresh mëkatin, ta vrasësh, ta braktisësh me vendosmëri dhe efektshmëri edhe më të madhe. A duhet që Biri i Perëndisë të bëhet Bir i njeriut në mënyrë që ata të cilët prej natyre janë bij të zemërimit të bëhen bij të Perëndisë! A duhet që Perëndia, Perëndia i përjetshëm, i ngrituri dhe i lartësuari, të përulet kaq shumë sa të mishërohet, dhe ta bëjë këtë gjë për mëkatarë; për mua, një mëkatar të mjerë dhe të pavlerë! Të më shpëtojë nga mjerimi i përjetshëm, a duhet që Biri i Njeriut të vuajë në agoni dhe të vdesë; të vdesë në vendin tim, të vdesë për mëkatet e mia, të përjetojë një vdekje të mallkuar! Ah o Zot, çfarë duhet të jetë mëkati, çfarë duhet të jetë mëkati im! Sa pak kam menduar për këtë gjë, sa pak kam vajtuar për këtë gjë, akoma dhe më pak e kam urryer në vend që ta urreja ashtu si duhet! O Zot, sa i pështirë, sa krejtësisht i pështirë që jam! O At i mëshirave, a e fal këtë gjë? Kjo thjesht e bën edhe më të urryer. Kurrë, kurrë nuk mund ta falja dot veten time.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*