7 Prill – Octavius Winslow

“Unë jam Zoti që heton zemrën.” Jeremia 17:10

Edhe pse kjo pamje e karakterit Hyjnor është tepër solemne, zemra që beson gjen në të një prehje të ëmbël dhe të shenjtëruar. Çfarë të vërtete tjetër më ngushëlluese se kjo mund të ketë për një fëmijë të Perëndisë në rrethanat më sprovuese – Zoti e njeh zemrën. Bota dënon, dhe shenjtorët gjykojnë, por Perëndia e njeh zemrën. Sa i çmuar është ky karakter i Perëndisë për ata që janë udhëhequr në zbulimet e thella të ligësisë së fshehur të zemrës, atyre që u janë bërë zbulimet shtangës dhe stresues – “Ai që heton zemrat!” A ka ndonjë prishje që mund ta fshehim dot nga shikimi i Tij? A ka ndonjë ligësi të cilën Ai të mos e dijë? Oh jo! Edhe pse kjo shfaqje është përulëse dhe vajtuesee, ne do të hapim çdo derë dhe do të ngremë çdo dritare, do të ftojmë dhe nxitim hetimin dhe inspektimin e Tij, duke mos fshehur asgjë, dhe duke mos u rezervuar aspak, duke mos ofruar justifikime kur kemi të bëjmë me Hetuesin e madh të zemrave, ne themi, “Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia. dhe shiko në se ka tek unë ndonjë rrugë të keqe dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme.”

Duke qenë që Zoti e njeh në këtë mënyrë ligësinë e zemrave tona, në mënyrë shumë të hirshme Ai e fsheh atë ligësi nga sytë e të tjerëve. Ai duket se thotë me trajtimin e Tij dashamirës, “E dalloj dobësinë e fëmijës tij,” – pastaj e mbulon atë me dorën e tij dhe thotë, “asnjë sy tjetër nuk do ta shohë, përveç syrit tim!” Oh sa prekëse që është dashamirësia e Perëndisë tonë! Duke qenë se Ai njeh gjithë ligësinë e natyrës tonë, megjithatë Ai e mbulon atë ligësi për sytë njerëzorë në mënyrë që të tjerët të mos na përbuzin ashtu sikurse shpesh e përbuzim veten. Kush tjetër përveç Perëndisë mund ta njohë? Kush tjetër përveç Perëndisë mund ta mbulojë?

Sa gjë e bekuar është të kujtojmë që edhe pse Perëndia e njeh gjithë ligësinë, Ai e njeh po aq në mënyrë intime gjithë të mirën që është në zemrat e popullit të Tij! Ai e njeh gjithë sa Fryma e Tij ka mbjellë dhe gjithë sa ka bërë hiri i Tij. Oh çfarë e vërtetë inkurajuese! Ajo shkëndijë dashurie, edhe pse e dobët dhe gati për t’u shuar – pulsi i dobët dhe i lëkundur i jetës – prekja e besimit, edhe pse e brishtë dhe hezituese – rënkimi, psherëtima, mendimi i ulët për veten që e bën njeriun të kërkojë strehë – përulja e vetes që e bën të vërë gojën në pluhur, asnjë prej këtyre emocioneve të shenjta nuk është e padukshme dhe nuk dështon të vihet re prej Perëndisë. Syri i Tij fokusohet me favor dhe kënaqësi të pafundme mbi imazhin e Tij në shpirtin e ripërtërirë. Dëgjoni gjuhën që Ai përdor me Davidin: “Ti ke pasur në zemër të ndërtosh një tempull në emrin tim, dhe ke bërë mirë që ke pasur një gjë të tillë në zemër.”


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*