Si duket zemërimi i drejtë në jetën e një të krishteri?

nga Pastor John Piper

Cili është ndryshimi mes zemërimit të shenjtë dhe atij jo të shenjtë, dhe a gjen ndonjë zbatim në jetën tonë ky ndryshim? Kjo pyetje na vjen nga një dëgjuese e quajtur Reneee. “Pastor John, përshëndetje dhe faleminderit që po e pranon pyetjen time. Kam dëgjuar që përdoret shpesh fraza ‘zemërim i drejtë’ por nuk jam 100% e sigurt sesi duket kjo gjë se çfarë e bën zemërimin të drejtë apo të mëkatshëm. E kuptoj që duhet të ndjejmë zemërim ndaj mëkatit. Jezusi kur u zemëruar përmbysi tryezat por personalisht nuk mendoj që duhet të reagojmë ndaj mëkatit duke prishur gjëra. Si duket zemërimi i drejtë në jetën e një të krishteri? Si duket zemërimi i drejtë kur ushtrohet ndaj njerëzve, ndaj mëkatit dhe ndaj djallit?”

Isha shumë herë më tepër optimis për një vend të drejtë për zemërimin kur isha tridhjetë vjeç nga sa jam tani. E kam parë fuqinë shkatërruese të zemërimit në marrëdhënie, në mënyrë të veçantë në martesa gjatë dyzetë viteve të fundit deri në një shkallë të atillë saqë jam shumë herë më pak optimist për të ashtu quajturin zemërim të drejtë nga sa kam qenë dikur.

Zemërimi shkatërron
Zemërimi nuk është vetëm shkatërrues i marrëdhënieve; ai është gjithashtu shkatërrues i vetes. Zemërimi i gërryen të gjitha emocionet e tjera të shëndetshme. Nëse zemërimi nuk trajtohet konsumon gjithçka që i del para dhe e lë burrin apo gruan thjesht të pushtuar nga hidhësia dhe me më tepër zemërim. Njerëz të tillë nuk janë në gjendje të përjetojnë emocione të tjera. Ata ose tregojnë heshtje ose zemërim, dhe ky është një zhvillim i tmerrshëm.

Prandaj, mesazhi mbizotërues i Dhiatës së Re është që të lëmë mënjanë zemërimin. Kolosianëve 3:8 thotë, “Por tani hiqni edhe ju të gjitha këto gjëra: zemërim, zemëratë, ligësi, e mos të dalë sharje e asnjë e folur e pandershme nga goja juaj.” Efesianëve 4:31-32 thotë, “Le të flaket larg jush çdo hidhërim, zemërim, inat, trazirë dhe shpifje me çdo ligësi. Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njeri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.”

Kolosianëve 3:19 thotë, “Ju bashkëshortë, duajini bashkëshortet tuaja dhe mos u bëni të ashpër ndaj tyre.” Është shumë interesante që fjala të ashpër (πικραίνεσθε) vjen nga e njëjta rrënjë si fjala πικρία, “le të flaket larg jush çdo hidhërim” tek Efesianëve 4:31-32. Ajo fjalë do të thotë mos u hidhëroni dhe zemëroni thellë dhe për një kohë të gjatë me bashkëshorten tuaj. Zemërimi e vret martesën shumë herë më shpesh sesa sjellja e gabuar seksuale.

Duajini armiqtë tuaj
Sigurisht, ka edhe Fjalë të Urta, “Kush është i ngadalshëm në zemërim është shumë i matur” (Fjalët e Urta 14:29). Ose, “Kush nuk zemërohet shpejt vlen më tepër se një luftëtar i fortë” (Fjalët e Urta 16:32). Ose, “Mençuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi” (Fjalët e Urta 19:11).

Pastaj është dhe gjëja e rëndësishme sipas mendimit tim: theksi i fortë i krishterë në Dhiatën e Re për t’i dashur armiqtë tanë, t’u bëjmë të mira atyre që na urrejnë, të bekojmë ata që na mallkojnë dhe të mos e kthejmë të ligën me ligësi. E gjithë kjo ndodh për shkak se Jezusi i deshi armiqtë e tij. Ai vdiq për të paudhët. Ai vdiq për njerëz si unë, dhe u lut për armiqtë e tij ndërsa ishte duke vdekur. Ai nuk po zjente nga zemërimi ndërsa vdiq në duart e padrejtësisë dhe abuzimit të tmerrshëm. Kjo është thirrja jonë madhështore dhe më e vështirë sipas 1 Pjetrit 2:21.

Zemërimi i drejtë është real
Ne gjithashtu e dimë që Shkrimi thotë se Perëndia ka zemërim, dhe që Ai është i shenjtë. Jezusi tek Marku 3:5 “i shikoi rreth e qark me zemërim, i hidhëruar për ngurtësinë e zemrës së tyre.” Pali thotë tek Efesianëve 4:26, “Zemërohuni dhe mos mëkatoni; dielli të mos perëndojë mbi inatin tuaj.” Jakobi thotë, “çdo njeri të jetë i shpejtë në të dëgjuar, i ngadalshëm në të folur dhe i ngadalshëm në zemërim, sepse zemërimi i njeriut nuk kryen drejtësinë e Perëndisë. Prandaj, hiqni çdo ndyrësi dhe mbeturinë ligësie, pranoni me butësi fjalën e mbjellë në ju, e cila mund të shpëtojë shpirtrat tuaj” (Jakobi 1:19-21).

Renee ka të drejtë që pyet për rolin e një zemërimi të mirë, të drejtë dhe të shenjtë përderisa është e qartë që Bibla thotë se një gjë e tillë ekziston. Dëshiroj ta bëj jashtëzakonisht të qartë që një nga betejat më të mëdha dhe më të vështira në jetën e krishterë nuk është beteje për të ngjallur zemërim të drejtë, por beteja për të mos qenë fare të zemëruar kur nuk duhet të jeni të zemëruar.

Mua më duket që mrekullia e madhe e jetës së krishterë do të jetë përjetimi i sekretit të mrekullueshëm sesi t’i bindemi urdhërimit “Le të flaket larg jush çdo hidhërim, zemërim, inat, trazirë dhe shpifje me çdo ligësi” (Efesianëve 4:31). Çfarë mrekullie do të ishte kjo! Sa ndryshim do të sillte në botë. Sa ndryshim do sillte në martesë. Sa ndryshim do sillte në prindërim. Sa ndryshim do sillte në kishë.

Çfarë ëshët zemërimi i drejtë?
Por më lejoni t’i përgjigjem pyetjes së Renee për faktin se si mund të duket zemërimi i drejtë. Do të jap një përgjigje në mënyrë negative. Po marr shkas nga deklarata e Palit që nuk duhet të lejojmë që dielli të perëndojë mbi zemërimin tonë dhe nga deklarata e Jakobit që duhet të jemi të ngadalshëm në zemërim dhe që zemërimi i njeriut nuk plotëson drejtësinë e Perëndisë.

Fakti që Jakobi dhe Pali thonë që zemërimi është i rrezikshëm, dhe si rrjedhim duhet të vijë ngadalë dhe duhet të largohet shpejt, kjo më thotë mos e shijo zemërimin. Mos e çmo. Ky është vrasësi i madh. Nëse ndiheni aq të justifikuar në zemërimin tuaj për shkak të asaj që dikush bëri apo tha, ju e shijoni këtë gjë, e thithni sikur të ishte karamele, dhe ai thjesht vret gjithçka. Ja cilat janë sugjerimet e mia të cilat do t’i them shumë shpejt që të tregoj se çfarë është zemërimi i drejtë.

  1. Zemërimi i drejtë nuk e shijon faktin që është i zemëruar si mënyrë për të lartësuar apo për të justifikuar veten. Perëndia u kundërvihet krenarëve (Jakobi 4:6).
  2. Zemërimi i drejtë nuk e shijon fakti e të qenit i zemëruar si një lloj dënimi emocional për njerëzit e tjerë. Ne duhet t’i bekojmë ata që na mallkojnë dhe jo t’i mallkojmë.
  3. Zemërimi i drejtë nuk e shijon fakti e të qenit i zemëruar pa u lutur apo pa u përpjekur që të shërojë dhe ta rregullojë situatën e cila në bëri të zemërohemi (për aq sa të jetë e mundur). Romakëve 12:18 na sfidon t’i ndihmojmë njerëzit të ndryshojnë duke pasur parasysh ata që na kanë zemëruar.
  4. Zemërimi i drejtë nuk e shijon fakti e të qenit i zemëruar sikur ne vetë të mos ishim mëkatarë, sikur të mos i kishim dhënë një arsye shumë më të madhe Perëndisë që të jetë i zemëruar me ne sesa nga arsyeja që na kanë dhënë të tjerët të jemi të zemëruar me ta.
  5. Zemërimi i drejtë nuk e shijon fakti e të qenit i zemëruar sikur Perëndia të mos ishte sovran, sikur ai të mos kishte mundësi të ngrinte këtë barrë nga ne dhe t’i kthente të gjitha gjërat për lavdinë e tij.
    Kur Pali u burgos në Romë nuk e vendosi theksin tek të qenit i hidhëruar dhe i zemëruar për faktin që shërbesa e tij ishte penguar. Përkundrazi, ai bëri çmos për të treguar sesi Perëndia po e kthente gjithçk për mirë dhe se ajo që i kishte ndodhur atij po ndihmonte në përparimin e ungjillit (Filipianëve 1:12).
  6. Zemërimi i drejtë nuk e shijon fakti e të qenit i zemëruar sikur Perëndia të mos ishte gjykatësi. Perëndia është gjykatësi që do t’i sqarojë të gjitha llogaritë me një drejtësi të përsosur saqë nuk ka pse (dhe as nuk duhet) të bëhem hakmarrës. “‘Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar’, thotë Zoti.” Përkundrazi, “Në qoftë se armiku yt, pra, ka uri, jepi të hajë” (Romakëve 12:19-20).

Dëshiroj ta mbyll edhe me një gjë. Më lejoni të them edhe një herë që sa më shumë plakem aq më tepër zemërohem me zemërimin tim refleksiv vetë-justifikues. Megjithatë nuk mendoj se as zemërimi ndaj zemërimit tim të jetë një trajtim tepër shpengues.


Original Article from DesiringGod.org

Përkthimi nga www.fjaletejetes.com

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të përfshihet linku i postimit origjinal nga faqja jonë!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*