1 Qershor – Octavius Winslow

“Asnjë banor i qytetit nuk do të thotë: ‘Unë jam i sëmurë’. Populli që banon aty do të përfitojë faljen për paudhësinë e tij.” ‭‭Isaia‬ ‭33:24‬

Le të ngazëllojë invalidi i krishterë me shpresën që do të arrijë në këtë tokë drite dhe dashurie, prehjeje dhe shenjtërie. Në momentin që fryma është “larg trupit, dhe pranë Zotit,” do të shkelë në ato brigje shërimi, ku shëndeti është në ajërin që do të thithë, është në lumenjtë që rrjedhin, dhe xixëllon në rrezet e diellit. Nuk ka sëmundje në qiell, për “sepse njerëzve që banojnë atje do t’u falet paudhësia e tyre,” dhe kjo është arsyeja e mungesës së çdo sëmundjeje fizike. Nuk ka sëmundje në qiell, për shkak se nuk ka mëkat. Por shijimi më i plotë i këtij bekimi është rezervuarpër tokën e re, mbi të cilën do të banojë “qyteti i shenjtë, Jerusalemi i Ri, që zbret prej Perëndisë nga qielli, i përgatitur dhe i zbukuruar si një nuse për burrin e saj.”

Atëherë do të jetë koha kur “Perëndia do të thajë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan.” Vuajtës i krishterë, po i afrohesh kësaj toke – edhe disa ditë të tjera vajtimi dhe dhimbjeje, edhe disa netë të tjera zgjuar dhe i lodhur, dhe do të jesh atje! A nuk e sheh nga të çarat e “kësaj çadre tokësore,” “një ndërtesë nga Perëndia, një shtëpi të bërë jo me duar, një shtëpi të përjetshme në qiell”? A nuk e sheh “qytetin që ka themelet, mjeshtër dhe ndërtues i të cilit është Perëndia.” Ai “Dhe qyteti nuk ka nevojë për diell, as për hënë që të ndriçojnë në të, sepse lavdia e Perëndisë e ndriçon atë, dhe llamba e tij është Qengji… Dhe portat e tij nuk do të mbyllen asnjëherë gjatë ditës, sepse nuk do të ketë asnjëherë natë.”

Shumë shpejt do ta shkëmbesh këtë spital me shtëpinë e Atit tënd, dhe kur ta kalosh pragun, kur të ndjesh sëmbimin e fundit, pamja e fundit do të jetë qielli, në atë moment do të fshihet loti i fundit nga sytë e tu. Atëherë në ringjalljen e të drejtëve do të marrësh trupin e ri. “Mbillet në çnderim dhe ringjallet në lavdi; mbillet i dobët dhe ringjallet në fuqi. Mbillet trup natyror dhe ringjallet trup frymëror. Ka trup natyror, ka edhe trup frymëror.” Gjithë këtë bekim dhe lavdi Jezusi e ka siguruar për ty. Gjithë ky bekim dhe lavdi të pret, Jezusi do të të futë së shpejti në zotërimin dhe shijimin e plotë të saj. I inkurajuar nga një pritje e tillë, dhe i ngazëlluar nga një shpresë e tillë, mbaje me durim sëmundjen e gjatë, vuajtjen e zgjatur, duke shpallur me frymën dhe gjuhën e Jezusit, “U largua përsëri për herë të dytë dhe u lut duke thënë: ‘Ati im, në qoftë se nuk është e mundur që kjo kupë të largohet prej meje pa u pirë prej meje, u bëftë vullneti yt!’.”


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*