19 Maj – Octavius Winslow

“Ata që e duan Perëndinë.” Romakëve 8:28

Sigurisht që nuk është mëshirë e vogël t’i përkasësh Kishës së Krishtit, e cila përbëhet nga njerëz prej të gjithë popujve dhe gjuhëve, anëtarët e saj janë “të shpërndarë nëpër botë,” uniteti i saj thelbësore është shumë i errësuar, dhe bukuria e saj frymërore fatkeqësisht është shpërfytyruar prej ndarjeve të panumërta të cilat e njollosin dhe e dobësojnë trupin e Krishtit, megjithatë, tek të gjithë ekziston një identitet dhe një karakter që jo vetëm janë të njohur prej Perëndisë, por gjithashtu njihen edhe nga njëri-tjetri si anëtarë të së njëjtës familje – “ata që e duan Perëndinë.”

Prandaj, dashuria për Perëndinë, është tipari i madh dallues i të gjithë të Krishterëve të vërtetë. E kundërta e kësaj i karakterizon të gjithë të parilindurit. Pavarësisht sesa e harmonizuar mund të jetë natyra, kredoja apo kisha e tyre, fakti që nuk kanë dashuri për Perëndinë është tipari që i bashkon, është karakteri i tyre i përgjithshëm që i dallon. Por shenjtorët e Perëndisë janë ata që e duan Perëndinë. Kredot e tyre mund të ndryshojnë në gjëra të vogla, marrëdhëniet e tyre kishtare mund të ndryshojnë në format e jashtme – si rrezet e dritës, sa më larg qendrës të shkojnë, aq më tepër largohen nga njëra-tjetra. Megjithatë, në këtë tipar ekziston një unitet thelbësor karakteri, dhe një asimilim i përsosur në frymë.

Ata duan një Perëndi dhe Atë; dhe kjo e vërtetë – sikurse ato rrezet e dritës që rikthehen tek dielli, duke iu afruar njëra-tjetrës – formojnë parimin e madh asimilues përmes të cilit të gjithë ata që mbahen te Kreu, dhe duan të njëjtin Shpëtimtar, tërhiqen tek e njëjta qendër, në të cilën harmonizohen dhe bashkohen të gjitha. Rilindja përmes të cilës kanë kaluar e ka shkaktuar këtë ndryshim të madh. Dikur ishin fëmijë të zemërimit, sikurse dhe të tjerët, në armiqësi me Perëndinë. A nuk është ky një mendim që të prek zemrën? Por tani ata e duan Atë. Fryma e mposhtur parimin e vjetër të armiqësisë dhe e ka zëvendësuar me parimin e ri të dashurisë. Ata e duan Perëndinë sikurse është zbuluar në Krishtin, e duan Atë për dhuratën e Zbuluesit – imazhin e dukshëm të Perëndisë së padukshëm.

Kush është ai i cili ka soditur lavdinë dhe ka kuptuar sa i çmuar është Shpëtimtari, dhe nuk e ka ndjerë në gji të tij t’i ndizet një dashuri e zjarrtë për Atë i cili, kur nuk kishte një dhuratë më të madhe, e tregoi dashurinë e Tij ndaj nesh duke dhënë Birin e Tij të dashur? Ata e duan atë edhe për shkak të karakterit të Tij prindëror. Duke qenë se kanë një marrëdhënie kaq të afërt dhe të dashur me Të, ata i drejtohen Atij si Atë – ia hapin zemrë si Atë – i binden si Atë.

Fryma e birërisë i zë rob zemrat e tyre, dhe ata e duan Perëndinë me dashurinë e zjarrtë, admiruese dhe besuese të fëmijës. Ata e duan Perëndinë edhe për gjithë trajtimin e Tij. Kjo ndryshon, por çdo ndryshim zgjon reagimin e thellë dhe të shenjtë të dashurisë. Ata e duan Atë për urtësinë, besnikërinë dhe shenjtërinë e trajtimit të Tij; si për atë që u privon, ashtu dhe për atë që u jep; kur i qorton ashtu si dhe kur i aprovon. Ata e dinë që vrenjtësia e Tij është vrenjtësia e një Ati; e ndiejnë që buzëqeshja e Tij është buzëqeshja e Atit. Ata e duan atë për thuprën që i disiplinon, si dhe për skeptrin që i qeveris – për plagën e përgjakur, si dhe për balsamin që shëron. Nuk ka asnjë gjë në Perëndinë, dhe asnjë gjë nga Perëndia, për të cilën shenjtorët të mos e duan Atë. Le të mos na humbasë një e vërtetë, burimi i kësaj ndjenje – “Ne e duam Atë sepse Ai na deshi i pari.” Kështu, motivi i dashurisë për Perëndinë buron prej Perëndisë po aq sa dhe fuqia për ta dashur Atë.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*