11 Nentor – Octavius Winslow

11 Nëntor

“Sa për mua, mos ndodhtë kurrë që unë të mburrem me tjetër gjë, veç për kryqin e Zotit tonë Jezu GalaKrisht, për të cilin bota është kryqëzuar tek unë edhe unë te bota.” Galatasve 6:14

Përshtatja me vdekjen e Krishtit mund të arrihet vetëm përmes pamjeve të afërta, individuale dhe reale të kryqit. Në kryq mëkati shihet në mëkatshmërinë e tij më të madhe. Në kryq shenjtëria e Perëndisë shkëlqen me një ndriçim të patregueshëm. Ky është dielli që hedh dritën e tij mbi këto dy tema të mëdha – shenjtëria e Perëndisë dhe mëkatshmëria e mëkatarit. Mbuloje këtë diell, hiqe kryqin, fshije Shlyerjen, dhe gjithë njohuria e shenjtërisë dhe mëkatit humbet në largësi. Besimi, ka të bëjë shumë me kryqin e Krishtit dhe është i lidhur ngushtë me të, në mënyrë të pashmangshme do të prodhojë në shpirt përshtatje me vdekjen e Tij. Kjo ishte dëshira e madhe e apostullit, “Që të njoh atë dhe fuqinë e ringjalljes së tij dhe pjesëmarrjen në mundimet e tij, duke u bërë vetë i ngjashëm me të në vdekjen e tij.”

Kjo ishte lutja fisnike e këtij burri të shenjtë. Ai dëshironte të ishte i kryqëuar me Krishtin; një kryqëzim ndaj mëkatit, ndaj mëkatit që banonte brenda tij, ndaj mëkatit në çdo formë – ndaj mëkatit në parim, mëkatit në temperament, mëkatit në përshtatjen me botën, mëkatit në sjellje, mëkatit në mendim, po, ndaj mëkatit në çdo shikim të syve të tij. Ai nuk dëshironte vetëm një kryqëzim të mëkatit, të një mëkati të caktuar, por një kryqëzim të të gjithë mëkatit; jo vetëm të mëkatit që e qarkonte atë më lehtë, mëkatit të cilin e shihte dhe e ndjente çdo ditë, për të cilin edhe vajtonte, por të mëkatit të cilin nuk e shihte asnjë sy përveç syrit të Perëndisë – mëkatti të parimit që banonte brenda tij; rrënjës së gjithë mëkatit – mëkatit të natyrës së tij. Kjo do të thotë të kesh bashkësi me Krishtin në vuajtjet e Tij, Jezusi vuajti po aq shumë për nënshtrimin e parimit të brendshëm të mëkatit sa edhe për faljen shprehjeve të jashtme të mëkatit në praktikën e përditshme.

A kemi bashkësi me Të në vuajtje të tilla? Duhet të ketë një kryqëzim të fuqisë së brendshme të mëkatit. Për ta ilustruar idenë: nëse rrënja lejohet të forcohet dhe zgjatet, të shkojnë më thellë dhe të kapet më fort, çfarë tjetër mund të presim përveçse që pema të rritet dhe të lëshojë degë? Prerja e degëve të jashtme nuk është metoda e duhur për ta frenuar rritjen e pemës: duhet të zbulohet rrënja dhe t’i viret sëpata. Mëkatet e jashtme mund të priten, madje mund të rrëfehen dhe vajtohen me ndershmëri, ndërsa parimi i padukshëm, rrënja e mëkatit, shpërfillet, neglizhohet dhe lejohet të forcohet dhe të përhapet.

Nuk po themi që ligësia e brendshëm e besimtarit do të zhduket krejtësisht në ekzistencën e tij të tanishme. Të pohosh një gjë të tillë do të thotë të presësh diçka që Fjala e Perëndisë nuk e ka deklaruar; por që të nënshtrohet dhe mposhtet fort, që fuqia e saj të dobësohet dhe të pakësohet, këtë Fjala e Perëndisë na e jep si shpresën dhe synimin tonë. Si do të arrihet kjo gjë? Besimi kapet shpesh dhe ngushtë me Krishtin – gjaku i shlyerjes vendoset mbi ndërgjegje – duke shkuar çdo ditë te “burimi i hapur” – besimtari ulet vazhdimisht rrëzë kryqit, kështu i gjithë mëkati – mëkati i zemrës dhe mëkati i praktikës – vajtohet dhe derdhet lot për shkak të tij, rrëfehet, vritet dhe kryqëzohet. Le të kujtojë sërish lexuesi që i gjithë kryqëzimi i vërtetë i mëkatit buron prej kryqit të Krishtit.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*