13 Gusht – Octavius Winslow

“Sa për të tjerat, pra, vëllezër, ju lutemi dhe ju bëjmë thirrje në Zotin Jezus që, sikundër morët prej nesh se si duhet të ecni për t’i pëlqyer Perëndisë, kështu të teproni edhe më shumë.” 1 Thesalonikasve‬ ‭4:1‬

Cilat janë disa nga gjurmët e kësaj ecjeje? Si mund ta dallojmë? Bindja pa rezerva është një shenjë e sigurt e pëlqimit para Perëndisë. Një bindje që nuk kërkon për një pakësim të të përsosurës, por që e ndjek Zotin plotësisht në ecjen e saj, jo nga një gjykim i ndriçuar, por nga një zemër e shtrënguar prej dashurisë, sikurse bënë në mënyrë të paqortueshme edhe shenjtorët e hershëm në të gjitha urdhërimet dhe porositë e Zotit – kjo me të vërtetë që i pëlqen Perëndisë. Le të mos ketë asnjë rezervim në bindjen tonë! Le të mos i privojmë Krishtit asnjë pjesë të trashëgimisë së blerë prej Tij, por ta dorëzojmë gjithçka tek këmbët e Tij, duke ditur që gjaku i zemrës së Tij ishte çmimi i blerjes për të gjitha.

“Zot, pavarësisht sa i drejtë mund të jetë shtegu, sa i dhimbshëm kryqi, sa vetëmohuese porositë, me sinqeritet do të eci drejt në të gjitha udhët e tua dhe do të të ndjek plotësisht në të gjitha urdhërimet e tua duke i lënë rrjedhojat e bindjes time të thjeshtë dhe të brendshme në kontrollin tënd. Mund ta duroj përbuzjen e botë, largimin e miqve, ftohtësinë e të afërmëve, dhe ta pranoj me gëzim humbjen e të mirave të mia tokësore, nëse Ti Zoti im më mbështet me hirin tënd, më ngazëllon me praninë Tënde dhe më ngushëllon me dashurinë Tënde.”

Një gjurmë tjetër mund të përshkruhet në ecjen e besimit përmes të cilës i krishteri udhëton drejt shtëpisë së tij qiellore. Ashtu sikurse mosbesimi është më çnderuesi, po kështu besimi është më nderuesi për Zotin Jezus. Çfarë bollëku lavdërimi që vjen prej besimit për emrin e Zotit! Të mbështetemi tek mjaftueshmëria e Tij – me ankthin tonë në momentin që shfaqet; me prishjet tona në momentin që i zbulojmë; tek hiri i tij – me pikëllimin tonë në momentin që e ndiejmë; tek dhembshuria e Tij – me plagën tonë në momentin që na shkaktohet; tek dashuria e Tij – me fajin tonë në momentin që e dallojmë; tek gjaku i Tij – a nuk mendoni që kjo ecje e besimit është gjëja që i pëlqen më tepër Zoti?

Le të kemi kujdes nga ajo që e dobëson thjeshtësinë e kësaj ecjeje besimi, dhe na bën të pengohemi apo të kthehemi mënjanë. Duhet të kemi kujdes që në rrethanat e shumta të historisë tonë të mos shkojmë së pari për ndihmë te krahu njerëzor apo tek një zemër njerëzore për dhembshuri. Kështu nuk mund t’i pëlqejmë Zotit. Por le të mos hezitojmë t’i çojmë këto gjëra menjëherë tek burimi i vetëm i caktuar për të gjithë furnizimin tonë; paraqitja e nevojave tona para Shpëtimtarit të plotë; bredhjet tona tek Ati ynë qiellor; brengat dhe barrët tona tek Vëllai dhe Miku ynë; dhe duke ecur kështu me besim, do të kemi sigurinë hyjnore në shpirtrat tanë dhe do të gëzojmë për dëshminë e kësaj në ndërgjegjen tonë që i pëlqejmë Zotit.

Le të kërkojmë që t’u ngjajmë sa më shumë dy shembujve të shkëlqyer të paraqitur për ne në fjalë për këtë ecje të lartë dhe të shenjtë. Shembulli i vogël – për shkak është thjesht njerëzor – shembulli i Enkout i cili “para se të merrej pati dëshminë se i kishte pëlqyer Perëndisë.” Shembulli më i lartë – për shkak se njerëzorja ishte ndërthurur me Hyjninë – shembullin e Jezusit i cili mund të thoshte, “bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë.”


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*