13 Janar – Octavius Winslow
13 Janar
“Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim.” John 16:8
Ky është ofiqi i madh i Frymës – kjo është puna e Tij e parë, para se ta çojë shpirtin të prehet në sakrificën madhështore për mëkatin. Shpirti nuk hedh qoftë dhe një hap drejt Krishtit derisa të jetë shpallur fajtor dhe i dënuar nga ligji i Perëndisë. Kjo është vepra e Frymës, I shkëlqyeri Njuton thotë, “Asnjë njeri nuk është ndjerë dhe as ka për ta ndjerë veten mëkatar i humbur, mjeran dhe i urryer, nëse nuk bindet në mënyrë të fuqishme dhe të mbinatyrshme prej Frymës së Perëndisë.” Cili është instrumenti përmes të cilit Fryma na bind për mëkatin në mënyrë kaq të fuqishme dhe të mbinatyrshme? Kësaj pyetjeje i përgjigjemi duke thënë, përmes Ligjit. “Përmes ligjit arrihet njohja e mëkatit.” Ligji ishte mësuesi ynë për të na sjellë tek Krishti.” Ligji, i cili vjen në ndërgjegje përmes Frymës së Shenjtë; e dënon njeriun, dhe bën që të dënojë edhe veten; e ngre lart pamjen e shenjtërisë së Perëndisë – pastërtinë dhe pandryshueshmërinë e çdo urdhërimi – dhe i krahason këto me padrejtësinë, fajin dhe mjerimin e mëkatarit, dhe në këtë mënyrë e bën shpirtin të bjerë me fytyrë në pluhur, duke shpallur me çdo përulësi dhe duke akuzuar veten, “ligji është i shenjtë, i drejtë dhe i mirë – unë jam fajtor, fajtor, fajtor.” Përmes këtij instrumenti – ligjit të Perëndisë – Fryma i Shenjtë e bind shpirtin për mëkat në mënyrë të efektshme dhe e bën të përulet para Perëndisë.
© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!