14 Janar – Octavius Winslow
14 Janar
“Secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet.” Mateu 6:34
Është e një rëndësie shumë praktike që të tregoheni vigjilentë që të mos e parashikoni apo paraprini hirin e premtuar. Për çdo rrethanë të mundshme në të cilën mund të gjendeni do të sigurohet plotësia e Krishtit dhe furnizimet e besëlidhjes. Ai sigurim jepet vetëm kur shfaqet rasti për të cilin ishte planifikuar. Kini kujdes që të mos krijoni telashe duke e paradatuar atë hir. Teksa e sheh përmes mjegullës objekti që po afrohet mund të duket gjigant dhe i tmerrshëm në pamje; e megjithatë telashi të cilit i druheni aq shumë mund të mos vijë kurrë; ose do të vijë dhe me siguri ka për të sjellë me vete “fjalën e thënë në kohën e duhur.” Në rastin e çdo fëmije të Perëndisë fatkeqësia nuk vjen kurrë vetëm; ajo pa dyshim sjell edhe Jezusin me vete.
© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!