14 Mars – Octavius Winslow

14 Mars

“Unë do të bëj me ju një besëlidhje të përjetshme, sipas hirit të qëndrueshëm që i premtova Davidit.” Isaia 55:3

Perëndia i kishte premtuar Davidit që ai do të ulej mbi fronin e etërve të tij – që mbretëria e Izraelit, e cila iu hoq Saulit, do t’i jepej atij. Por kurora dhe skeptri i premtuar gjendeshin në ardhmen, pothuaj të mbështjellë nga retë e errëta dhe të padukshme për sytë e tij. Premtimi dukej si një shkronjë e vdekur. Provanitë e Perëndisë dukej sikur po përplaseshin dhe po binin ndesh me premtimet e Perëndisë. Por në historinë e Kishës së Tij, provanitë e qeverisjes hyjnore nuk janë shpjegueset e premtimeve të Qeveritarit Hyjnor. Nuk duhet ta gjykojmë Perëndinë aq shumë përmes asaj që Ai bën, sesa përmes asaj që Ai thotë. Vajtues i krishterë, ti ke një zotërim të barabartë në premtimet hyjnore. Ato janë po aq të tuat sa ishin edhe të Davidit, dhe t’i zotëron “mëshirat e tyre të sigurta.” Këto premtime janë jashtëzakonisht të mëdha dhe të çmuara në natyrën e tyre – ato janë personale dhe të veçanta në zbatimin e tyre – ato janë absolute dhe të padështueshme në përmbushjen e tyre. Mund të duket sikur premtimi ka vdekur, dhe të gjitha mjetet që të çojnë tek përmbushja e tij, por premtimet kanë një jetë e cila nuk mund të vdesë. Shih sesi Perëndia shkroi vendimin e vdekjes mbi premtimin, si në rastin e moshës së shtyrë të Abrahamit dhe shterpësisë së Sarës – në shitjen e Jozefit si skllav – në këmbënguljen e tij që vëllezërit të sillnin Beniamin – në dëbimin e Davidit; e megjithatë, në të gjitha këto raste, fjala tek e cila Perëndia bëri të shpresonin ata shpirtra të duruar u përmbush me përpikmëri; dhe premtimi i cili dukej si i vdekur u ngrit sërish në jetë, duke u shfaqur edhe më e gjallë dhe më i lavdishëm nga varrosja e tij e gjatë dhe e zymtë. Është mëshirë për besimtarin të dijë që është në marrëdhënie me një Premtues Hyjnor, besnikëria e të cilit është vërtetuar, dhe me një premtim fuqia e të cilit është sprovuar. Nuk ka asnjë premtim me të cilin Fryma i Shenjtë, Nushëlluesi të kërkojë të të mbështesë dhe ngushëllojë, i cili të mos ketë kaluar përmes furnaltës, dhe të mos jetë “sprovuar si argjendi.” “Fjala e Zotit është e rafinuar.” Nëse është mëkat i frikshëm të dyshosh atë që Perëndia ka deklaruar, është ligësi e dhjetëfishtë e atij mëkati të mos besosh, kur Ai e ka plotësuar atë që ka premtuar më shumë se një mijë herë, dhe kur një re e madhe dëshmitarësh dëshmojnë që Ai nuk e ka hedhur qoftë dhe një herë poshtë Fjalën e Tij.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*