15 Janar – Octavius Winslow
15 Janar
“Krishti është gjithçka dhe në të gjithë.” Kolosianëve 3:11
Gjithçka, qoftë kjo edhe fryt i bekuar i Frymës së Përjetshme të Perëndisë, e cila zë vendin e Krishtit, që e lë Krishtin jashtë shpirtit është gjë e rrezikshme. Në veprën e madhe të shpëtimit, Krishti duhet të jetë gjithçka ose ndryshe nuk është asgjë; vetëm prej Tij, plotësisht prej Tij, ekskluzivisht prej Tij, duhet të merren falja dhe drejtësimi. Prandaj, çfarëdo që ngrihet që zë vend mes shpirtit dhe Krishtit – gjithçka që priret ta kënaqë shpirtin në vend të Tij – çfarëdo gjëje që zë vendin e Tij në dashurinë e shpirtit duhet të dorëzohet. Mos është si nxjerrja e syrit të djathtë? Duhet të hiqet. Mos është si prerja e dorës së djathtë? Hidheni tej. Krishti në Hyjninë e Tij, Krishti në përulësinë e Tij, Krishti në veprën e Tij madhështore dhe të përfunduar duhet të jetë gjithçka dhe në të gjitha tek besimtari.
© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!