16 Prill – Octavius Winslow

“Ligji ishte mësuesi ynë për tek Krishti.” Galatasve 3:24

Në shkollën e ligjit, mësimi i parë dhe i madh që mëkatari mëson është ai i mëkatit të tij, mallkimit të tij dhe dënimit të tij. Aty mëkatari bindet për poshtërsinë e tij, bindet për fajin e tij, dhe mëson për varfërinë e tij, për pafuqinë dhe për faktin që meriton ferrin. Gjithë të mbajturit me të madh rreth denjësisë së tij, forcës dhe të qënit i aftë zhduket si avull, dhe ai e sheh veten nën pushtetin e mallkimit dhe i zbuluar ndaj dënimit të jashtëzakonshëm të ligjit të drejtë, të shkelur dhe hakmarrës të Perëndisë. Kështu duke qenë i bindur për vetë aktin e tij të rebelimit kundër Perëndisë, atë e sjellin si një kriminel në praninë e Jezusit. Atje qëndron ai, i zbehtë dhe duke u dridhur, kundër tij ka shumë dëshmitarë që e ngrenë zërin e tyre, ndërsa vetë ndërgjegja e tij e sikletshme e pranon që është fajtore për dënim.

Lexues i dashur, a je ti ai shpirt? A të ka arrestuar ligji dhe të ka sjellë brenda gjykatës së Krishtit? Nuk ke qenë kurrë në një pozitë të tillë – kaq pozitë e re, kaq e çuditshme dhe kaq e bekuar! Ndoshta nuk e ke ndjerë veten kurrë kaq pranë ferrit sa tani, nën dënimin e ligjit të Perëndisë; por nuk ke qenë kurrë më pranë qiellit se tani, në praninë e Jezusit. Tani gjendesh në atë gjykatë ku drejtësia e plotë vendoset në vend dhe ku mëshira derdhet në gjithë plotësinë e saj. Je në gjykatën e Krishtit, në praninë e Krishtit duke pritur verdiktin e Tij i cili lindi nën ligj, përmbushi kërkesat e tij, dhe duroi dënimin e plotë të tij. Je në praninë e Atij që erdhi për të çliruar mëkatarët nga mjerimi dhe mallkimi i ligjit, dhe për t’i ngritur ata shumë më lart nga gjithë dënimi i tij. Kurrë nuk ke qenë kaq i ndjeshëm për për fajin dhe rrënimin tënd sa tani, megjithatë nuk ke qenë kurrë kaq pranë burimit të pastrimit nga çdo mëkat, apo aq pranë Atij i cili u tejshpua për të strehuar nga gjykimi edhe më të ligun e të ligjve.

Gjykatësi yt është shpëtimtari yt. Ai që ulet mbi fron është Ai që u var mbi kryq. Je sjellë në praninë e tij dhe je dorëzuar në mëshirën e Tij, kënaqësia e zemrës së të cilit dhe lavdia e karakterit të tij është që t’i shpëtojë mëkatarët; dashuria që Ai kishte për ta e motivoi që ta mbulonte lavdinë e Tij, dhe të shfaqej në përulësi – për të vuajtur, për t’u përgjakur dhe për të vdekur. Je në praninë e Atij i cili edhe pse u ngjit në lartësi, tani është i përlëvduar me lavdinë që “ai e kishte me Atin që para krijimit të botës,” e megjithatë është i përfshirë në sigurimin e frytit të çmuar të mundimeve të shpirtit të Tij. Shiko lart, mëkatar i mjerë! Sepse “shpengimi yt është afër.” Ai nuk e ka lënë kurrë një mëkatar të akuzuar nga mëkati i cili tashmë e ka dënuar veten e tij, që të dalë nga gjykata e tij i pa bekuar dhe i pa shpëtuar.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*