17 Tetor – Octavius Winslow

17 Tetor

“Për të treguar drejtësinë e tij në kohën e tanishme, me qëllim që ai të jetë i drejtë dhe shfajësues i atij që ka besimin e Jezusit.” Romakëve 3:26

Në Jezusin shkëlqen lavdia e mahnitshme e drejtësisë hyjnore. Drejtësia është një term tjetër për shenjtërinë. Kjo ëhtë shenjtëria e ushtruar në mënyrë strikte dhe të tmerrshme; e megjithatë është një përsosmëri e dallueshme e Jehovës, në zbulesën dhe tregimin e së cilës Ai do të përlëvdohet. Baza për shlyerjen është drejtësia, apo e drejta. Kështu argumenton apostulli, “Atë ka paracaktuar Perëndia për të bërë shlyerjen nëpërmjet besimit në gjakun e tij, për të treguar kështu drejtësinë e tij për faljen e mëkateve.” Para apostazisë së njeriut, e vetmja zbulesë e drejtësisë së Perëndisë ishte kërcënimi i dhënë në urdhërimin: “Ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri.” Pas rënies në mëkat, caktimi i një rituali me gjak, themelimi i flijimeve shlyese, jo vetëm që e dalloi ekzistencën por edhe e ilustroi natyrën e këtij atributi të frikshëm.

Ka nga ata që marrëzisht ëndërrojnë të pranohen nga një Perëndi i shenjtë, në kurriz të përsosmërisë së natyrës së Tij. Më kot e pranojnë Atë në disa prej përsosmërive të Tij nëse e mohojnë në disa të tjera, duke i shkelur ato me shpërfillje poshtë këmbëve të tyre. I tillë u tregua Kaini në ofertën që paraqiti ai para Zotit; kishte një pranim të sundimit dhe mirësisë së Tij, por nuk u pranua qartë shenjtëria e Tij, nuk kishte një pranim solemn të drejtësisë së Tij, as bindje për mëkatin dhe as rrëfim i tij. Pretendimet e qeverisjes morale të Perëndisë u lanë krejtësisht mënjanë, dhe për pasojë, u mohua krejtësisht nevoja për një Ndërmjetës. Nuk ndodhi kështu me Abelin; oferta e tij e nderoi Perëndinë në atë që Atij i pëlqen më tepër të nderoht, në pastërtinë e Tij të panjollë, në drejtësinë e Tij të pandryshueshme, në hirin e Tij të pafundmë në caktimin e një Shpëtimtari për faljen e paudhësisë, shkeljes dhe mëkatit. Prandaj është shkruar dhe ne bëjmë mirë ta mendojmë thellë atë që thuhet, “ai i ofroi një ofertë më të përlqyet Perëndisë se sa Kaini.”

Por kjo është shtjesht një tip, një hije apo një parashikim i drejtësisë së Perëndisë. Antitipi i madh dhe mishërimi shihen në faktin që Jezusi ofroi Veten si holokaust para Perëndisë në mes të flakëve të frikshme që zbritën nga maja e Malit të Kalvarit. Atëherë kjo përsosmëri u shfaq në formën e saj më të frikshme – Jezusi mbarti mëkatin – Jezusi duroi mallkimin e ligjit – Jezusi duroi zemërimin e Atit të Tij – Jezusi e dorëzoi shpirtin e Tij të shenjtë si flijim për shkeljen e njeriut. Drejtësia hyjnore nuk i kishte paraqitur kurrë më parë në mënyrë kaq të paanshme kërkesat e saj dhe kërkoi me zë të lartë të drejtat e saj. Kurrë më parë nuk e ushtroi kaq prerë dënimin e saj; kurrë më parë nuk u përlesh kaq frikshëm me viktimën e saj, sa tani; dhe kurrë më parë apo më pas në altarin e drejtësisë nuk u lidh një fli e tillë; kurrë nuk u tregua Jehova kaq i drejtë sa në çastin kur zbriti zjarri dhe e konsumoi Birin e Tij të vetëmlindur dhe shumë të dashur.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*