2 Tetor – Octavius Winslow

2 Tetor

“Shpirti im gjen prehje vetëm te Perëndia; nga ai vjen shpëtimi im.” Psalmi 62:5

Ky besim nënkupton një braktisje të vetes dhe çdo mbështetjeje në krahun e mishit, nga çdo mbështetje te mosbesimi, planet dhe skemat mishore për të arritur çlirim nga presioni i sprovës së tanishme dhe plotësimin e nevojave të tanishme. Kjo gjë kërkon një mbështetje të vazhueshme, me lutje dhe besim në Zotin; një pritje e qetë dhe me durim në Zotin; një prehje e paqtë, e dorëzuar dhe prej fëmije në Zotin; dhe një ecje e shenjtë prej biri dhe bije me Zotin. Mbaj mend, një mbështetje në Krishtin, një pritje në Krishtin, një prehje në Krishtin dhe një ecje me Krishtin. Thjesht bëj këtë gjë në të gjitha sprovat dhe tundimet e tua, në nevojat dhe trishtimet e tua.

Vetëm besoji Atij të të udhëheqë në një udhë të drejtë për të të shpënë në qiell. Vetëm besoji Atij të vijë në kohën e Tij të mirë për të të çliruar nga një kryq i tanishëm, për të të hequr një barrë të tanishme, për të të plotësuar një nevojë të tanishme dhe për të të shpënë në kullotat me bar të njomë dhe pranë ujërave të qeta të së vërtetës dhe dashurisë së Tij. Aq i kënaqshëm do të jetë për Të ky besim i qetë dhe i nënshtruar, aq shumë do ta nderojë besnikërinë e Tij dhe aq shumë do ta përlëvdojë emrin e Tij ky besim i plotë. Ai do të të nderojë dhe bekojë duke të dhënë dëshirat e zemrës tënde, duke të dhënë nga bollëku i burimeve të Tij çdo bekim që i kërkon dhe për të cilin ke nevojë.besimi

Mbi të gjitha gjërat e tjera, besoji Jezusit shpirtin tënd të çmuar. Lësho çdo gjë tjetër përveç Jezusit. Lëri detyrat dhe punët e tua fetare, sakramentet dhe lutjet e tua, veprat e tua të drejtësisë shpresat për qiellin të ndërtuara në Babel dhe besoji vetëm Zotit Jezu Krishti, kështu ke për t’u shpëtuar. Ai nuk e dëboi kurrë asnjë mëkatar të mjerë dhe të penduar, Ai nuk ka hedhur tej asnjë. Nëse vjen dhe i beson vetëm drejtësisë së Tij për të të shfajësuar, për të të dhënë pranimin me Perëndinë dhe të drejtën për lavdinë e përjetshme, do të jesh i pari që do të humbasësh te këmbët e Tij – nëse humbet atje! Dëgjo Atin dhe Perëndinë tënd që thotë – “Sikurse është dita jote do të jetë edhe forca juaj.” “Si dita.” Çdo barrë e re do të sjellë mbështetjen e saj; çdo vështirësi e re do të sjellë udhëzimin e saj; çdo pikëllim i ri do të sjellë lehtësimin e tij; çdo ditë e re do të sjellë forcën e saj.

Shqetësimi yt i vetëm qoftë që të mohosh çdo pabesi dhe të ecësh në mënyrë të denjë sipas thirrjes tënde të lartë; ta veçosh veten më tepër dhe më dallueshëm nga bota, nga praktikat dhe fryma e saj; ti ngjash më tepër Krishtit në temperamentin e tij të butë, të dashur dhe falës; të jesh më tepër në dispozicion të Zotit dhe të bësh atë që Atij i duket e mirë. Kur të të bëhet thirrje të përballesh me vdekjen, të dëgjosh zërat që të thërrasin të ngrihesh, atëherë, kur të gjitha gjërat e tjera të kenë humbur nga shikimi yt dhe kur të gjithë zërat e tjerë të mos dëgjohen më në veshët e tu, Jezusi do të të afrohet, në mes të zymësisë dhe hijes së thellë të luginës do të shohësh personin e Tij dhe do ta dëgjosh teksa të thotë, “Mos ki frikë – vetëm më beso mua!”


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*