24 Janar – Octavius Winslow
24 Janar
“Kini kujdes, vëllezër, se mos ndonjë nga ju ka zemër të ligë, mosbesimi, që të largohet nga Perëndia i gjallë.” Hebrenjve 3:12
Vini re se çfarë thotë autori se është shkaku i gjithë largimeve nga Perëndia – mosbesimi. Ky është mëkati i cili në një vend tjetër ai i nxit të krishterët ta “hedhin tej,” si “mëkatin që na qarkon kaq lehtë.” Cili është mëkati i lehtë që e qarkon çdo fëmijë të Perëndisë? Le të dëshmojë çdo besimtar. Kërkojini që të tregojë se cili është armiku i tij më i maskuar, më konstant, më i fuqishëm dhe më i rrezikshëm. Kërkojini se çfarë gjëje ka hyrjen më të lehtë në mendjen e tij; cila është gjëja që i plekset më tepër këmbëve të tij, dhe kështu e pengon në garën që gjendet para tij; cila ka qenë gjëja që e ka rrëzuar më lehtë dhe më shpesh; çfarë ka sjellë më tepër shqetësim në shpirtin e tij dhe më tepër çnderim për Perëndinë – dhe pa hezitim ka për t’u përgjigjur, “Zemra ime e mosbesimit.” Ai mund të ketë dobësi trupore, të sulmohet prej tundimeve të veçanta dhe mund t’u dorëzohet “mëkateve të mendjemadhësisë,” gjëra që janë në fshehtësi dhe në lidhje të ngushtë me Perëndinë, të cilat mund t’i shkaktojnë hidhërim të thellë dhe përulje të shpirtit. Por mëkati që e qarkon kaq lehtë dhe në mënyrë të përhershme është mëkati i mosbesimit, shkaku kryesor i gjithë mëkateve të tjera. Sepse ashtu sikurse besimi është rrënja e shenjtërisë, po kështu edhe mosbesimi është rrënja e çdo pa shenjtërie.
© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!