26 Maj – Octavius Winslow

“Sepse të gjitha premtimet e Perëndisë janë në atë “po” dhe në atë “amen”, për lavdi të Perëndisë nëpërmjet nesh.” 2 Korintasve‬ ‭1:20‬

I pëlqeu kështu një Perëndie të hirshëm i cili fal mëkatin që t’i takonte prindërit tanë fajtorë dhe me ndërgjegje të plagosur, menjëherë pas rënies në mëkat, me premtimin e hirshëm dhe ngushëllues që “fara e gruas” – Biri i Tij i përjetshëm, Ndërmjetësi i përjetshëm – ta “shtypte kokën e gjarprit.” Në këtë siguri hyjnore të mëshirës ripërtëritëse dhe shpëtuese u mbështetën ata. Duke besuar në këtë premtim, sikurse nuk ka dyshim që këtë bënë, ata u shpëtuan, “frytet e para për Perëndinë dhe Qengjin.” Ata u prehën, le ta theksojmë me forcë, jo në vetë shkronjën e premtimit,, por në thelbin e tij; jo thjesht, mbi hirin e premtuar; por mbi të vërtetën e Perëndisë në këtë premtim.

Vetë shkronja e premtimit nuk është vend mbështetjeje për një shpirt që beson; ajo nuk mund të të përcjellë dot një ngushëllim dhe mbështetje të qëndrueshme. Deri këtu, dhe jo më tej, arritën Judenjtë, të cilëve u përkisnin premtimet. Kjo është gjithçka që panë ata në tipat dhe premtimet që paraqisnin “Dhuratën e patregueshme të Perëndisë.” Ata u mbështetën thjesht tek shkronja. Ata nuk e panë Krishtin në to; dhe duke mos e parë Krishtin si thelbin dhe lavdinë e tyre, për ta “premtimet e Perëndisë nuk patën efekt.” Tani Perënia e ka përmbushur premtimin e Tij të lashtë.

Fjalën që Ai i dha Adamit, e ka përmbushur me përpikmëri për pasadhjen e Tij. Është e vërtetë, vizioni i hirit dhe lavdisë u duk se u vonuar për një farë kohe, por priti vetëm për kohën e tij të caktuar. Është e vërtetë, pamja përmes të cilës e soditën patriarkët, shikuesit dhe profetët ishte e gjatë dhe e zymtë. Ylli i shpresës shpesh u dallua në mënyrë të zbehtë në largësine e mjegullt, dhe po aq shpesh dukej që në një moment shuhej në errësirë. Koha kaloi shumë ngadalë – një periudhë prej katër mijë vjetësh; por, në përputhje me fjalën e Tij, me besnikëri ndaj premtimit të Tij, “por, kur u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të nënshtruar ligjit, që të shpengonte ata që ishin nën ligj, që ne të fitojmë birërinë.”

Oh sa lavdishëm që shkëlqeu e vërteta e Jahveut në personin e foshnjës së Betlehemit! Si u rrit shkëlqimi i tij ndërsa fëmija i shenjtë Jezus u rrit në shtat dhe në favor me Perëndinë dhe njerëzit! Oh çfarë shkëlqimi që shpërtheu kur u takua me shenjtërinë dhe drejtësinë në kryqin e Kalvarit, duke përmbushur kështu veprën madhështore të shpengimit të Kishës! Në atë moment “Mirësia dhe e vërteta u takuan; drejtësia dhe paqja janë puthur njëra me tjetrën.” Jezusi është prova madhore që Perëndia është besnik. Besimi nuk ka nevojë dhe nuk kërkon për asgjë më tepër. Këtu, si mbi një themel të palëkundshëm, prehet besimi. Sytë e tij “shohin gjithmonë drejt Jezusit,” mund ta gjejë udhën – shpesh pa rrezet e diellit apo shkëlqimin e yjeve – përmes një shkretëtire të zymtë dhe të ngatërruar.

Mund të udhëtojë përmes sprovave, të durojë tundimet, të përkulet butësisht para zhgënjimeve, të durojë provanitë e kryqit, dhe të durojë tronditjen e konflikteve të frikshme, duke besuar në Perëndinë e besëlidhjes, të prehet mbi premtimin dhe betimin e Tij, dhe nga brendësia ta besojë fjalën e Tij, për shkak se në Jezusin sheh një dëshmi të gjallë që Perëndia është besnik.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*