29 Tetor – Octavius Winslow

29 Tetor

“Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës.” Mateu 28:20

Kudondodhja është një atribut i Hyjnisë i cili i atribuohet Krishtit. Ne e referojmë lexuesin te dy pjesë Shkrimi të cilat shërbejnë si provë: që të dyja shkojnë paralel me njëra-tjetrën. Te Mateu 18:20 kemi një deklaratë inkurajuese nga Krishti, “Sepse, kudo që dy a tre janë bashkuar në emrin tim, unë jam në mes të tyre.” Krahasojeni këtë me Eksodi 20:24, “Në çdo vend ku do të bëj që emri im të kujtohet, do të vij te ti dhe do të të bekoj.” Kështu lexuesi do ta kapë premtimin e njëjtë që Perëndia i dha kishës së Tij të lashtë kur e themeloi atë në shkretëtirë, kur i dha ligjin, kur i ndërtoi tabernakullin, kur themeloi për të një flijim, të njëjtin premtim e bëri e Zoti Jezus për veten.

Mendim ngushëllues! Jezusi është me shenjtorët e Tij gjithë kohën, në të gjitha vendet dhe në të gjitha rrethanat. Ai është “Perëndia me ne.” Ai është me ta për t’i ngushëlluar në orën e pikëllimit, për t’i ndriçuar në orën e errësirës, për t’i drejtuar në orën e dyshimit dhe ndërdyshjes, për t’i çliruar në kohën e konfliktit, për t’u dhënë forcë në orën e vdekjes. Oh sikur besimi ta kuptonte këtë gjë! Ai ishte me tre shërbëtorët e Tij besnikë në furrën e zjarrtë; Ai ishte me Danielin në gropën e luanëve; Ai ishte me Jakobin në përleshjen në Bethel; Ai ishte me Gjonin në mërgim në Patmos, Jezusi është me njerëzit e tij të dashur në çdo kohë, në çdo vend dhe në çdo rrethanë.

Lexues, a je një fëmijë i pikëllimit? Ndoshta je një bir apo bijë e vuajtjes; ndoshta tani mund të jesh duke kaluar përmes furrës së zjarrtë – tani mund të jesh duke pirë kupën e hidhur të kundërshtarit; tani shkopi i besëlidhjes mund të jetë mbi ty; miqtë mund të mos jenë duke u treguar mirëdashës, bota është boshe, çdo gjë tokësore po ndryshon, besimi është i dobët, prishjet janë të forta, dhe ajo që e hidhëron kupën dhe e bën edhe më te errët hijen është që Ati yt po e fsheh fytyrën e tij të dashur dhe të pajtuar prej teje. A është kështu? Ende Jezusi yt i kudondodhur është me ty.

Mos u dekurajo; kjo furrë ka për qëllim ta konsumojë plumbin dhe ta rafinojë arin, kjo thatësirë ka për qëllim të nxitë të mirën tënde të brendshme: këto përjetime të dhimbshme përmes të cilave po mëson ndryshueshmërinë e gjithçkaje tokësore, kanë për qëllim thjesht që të të zvjerdhin nga një botë e varfër dhe që nuk të kënaq dhe të të tërheqë gjithnjë e më tepër pranë Jezusit. Prandaj merr zemër sepse Ai ka premtuar të mos të të lërë apo braktisë kurrë. Pradandaj do të kesh mundësi të thuash me guxim, “Zoti është ndihma ime.”


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*