22 Maj – Octavius Winslow

“Mbani barrët e njëri-tjetrit dhe kështu do të përmbushni ligjin e Krishtit.” ‭‭Galatasve‬ ‭6:2‬

Falënderoni Perëndinë për atë që ju ka çuar tek Ai. Ndoshta nuk keni ndjerë një dëshirë zemre për t’u lutur për veten – nuk keni ndjerë ndonjë tërheqje të veçantë për tek froni për hir të shpirtit tënd, por ke shkuar për llogari të një tjetri; barra, sprova, pikëllimi, apo nevoja urgjente e një anëtari të familjes së Perëndisë të ka rënduar, dhe kështu e ke çuar rastin e tyre tek Zoti; e ke mbartur në krahët e tu tek froni i hirit, dhe ndërsa ke ndërmjetësuar për vëllanë tënd, Zoti të ka takuar, dhe e ka bekuar shpirtin tënd.

Ndoshta ke shkuar dhe je lutur për Kishën, për paqen e Jerusalemit, për begatinë e Sionit, që Zoti t’i rindërtojë vendet e saj të shkreta, dhe ta bëjë atë gëzimin dhe lavdinë e gjithë botës – ndoshta ka qenë për t’u lutur për shërbestarin tënd, që Zoti ta mësojë atë më thellë dhe në përjetim, që ta vajosë edhe më bolshëm me vajosjen e pasur të Frymës së Shenjtë – ndoshta ka qenë për t’u lutur për misionet e Krishtera, dhe për misionarët vetëmohues dhe të palodhur, që Zoti t’i bëjë tepër të suksesshëm në përhapjen e njohurisë së një Shpëtimtari të çmuar dhe në thirrjen e popullit të Tij: dhe kështu, ndërsa i je sulur fronit të hirit për të tjerët dhe e ke derdhur zemrën tënde para Zotit, vetë Zoti i është afruar shpirtit tënd, dhe ke përjetuar bekimin i cili e shoqëron dhe e shpërblen gjithmonë lutjen ndërmjetësuese.

Prandaj, lëre çdo ngjarje, çdo rrethanë dhe çdo provani të të nxitë të lutesh. Nëse nuk ke nevoja, kanë të tjerët – çoja ato Zotit. Nëse nuk ke një kryq që të rëndon, nëse nuk të ka prekur pikëllimi, apo nuk po vuan nga asnjë nevojë, të tjerët po – prandaj, shko për ta dhe përgjëroju Atit tënd qiellor, dhe kërkesat që do të lartosh para fronit të mëshirës për llogari të tyre mund të kthehen në gjirin tënd të ngarkuara me bekimet e pasura të besëlidhjes. Rëniet, dobësitë, tërheqjet e të tjerëve bëji bazën e lutjes. Kështu, dhe vetëm kështu, mund të presësh të rritesh në hir, dhe hiri do të rritet në ty.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*