6 Dhjetor – Octavius Winslow

6 Dhjetor

“Besnik është Perëndia, nga i cili jeni thirrur në bashkësinë e Birit të tij Jezu Krishtit, Zotit tonë.” 1 Korintasve 1:9

Besimi ka diçka edhe më thelbësore dhe më të palëundshme mbi të cilën të mbështetet se edhe vetë shpalljet e së vërtetës Hyjnore, ka diçka superiore në krahasim me pohimin e premtimit – besimi ka besnikërinë e Vetë Premtuesit Hyjnor. Kjo është fortesa e besimit – jo thjesht fjala e Perëndisë, por Perëndia i fjalës. Perëndia duhet të jetë besnik sepse Ai në thelb Ai është i vërtetë dhe i pandryshueshëm. “Ai nuk mund ta mohojë Vetveten.” “Perëndia nuk mund të gënjejë.” “Është e pamundur që Perëndia të gënjejë.” Cila shpallje të ndonjë të vërtete tjetër mund të jenë më të forta? Dhe tani, besimtar, ki besim në Perëndinë, si Ai që i qëndron fjalës së tij dhe është besnik ndaj premtimit të Tij.

A e ka bërë Fryma, Nushëlluesi frymën tënde që të mbështetet mbi premtimet e Tij dhe të shpresojë në fjalën e Tij? A nuk ke asnjë gjë tjetër përveç kësaj deklarate që të të mbajë lart? Qëndro i palëkundur mbi fjalën e Tij, sepse Perëndia i cili nuk mund të gënjejë sigurohet që ajo fjalë të përmbushet. Ki besim në besnikërinë e Tij. Duke e dyshuar Atë ti po e çnderon edhe më tepër. Nëse diskreditimi i fjalës së një njeriu do të ishte akuzë ndaj vërtetësisë së tij, ajo akuzë do të ishte njolla më e errët që mund të lije mbi karakterin e tij; cili duhet të jetë çnderimi që do t’i bëhej Perëndisë nga një i vdekshëm i mjerë dhe mëkatar që vë në dyshim besnikërinë e Tij dhe të vërtetën e Tij!

Por “Perëndia është besnik.” Ki besim tek Ai si i tillë. Ai është i përfshirë për ta përsosur atë që ka të bëjë me ty, të sigurojë për të gjitha nevojat e tua, ta drejtojë shpirtin tënd përmes shkretëtirës, të të ruajë kryet në ditën e betejës dhe të të çojë drejt fitores dhe prehjes përfundimtare. Oh, ki besim tek Ai. Kjo është gjithçka që Ai të kërkon. A gjendesh tani në një ditë telashesh? A je në një stinë presioni? A gjendesh në pozitë të rrezikshme? A je në mes të rrethanave të sikletshme? Tani është koha t’i besosh Zotit. “Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më lëvdosh.”

Nëse Perëndia do të të fliste me zë në këtë çast, mendoj se këto do të ishin fjalët që Ai do të shqiptonte: “Ki besim në besnikërinë time. A i kam shkelur ndonjëherë betimet e mia, a e kam shkelur fjalën time, a e kam harruar besëlidhjen time, a e kam shpërfillur popullin tim? A kam qenë vallë shkretëtirë për ty? Çfarë të lige ke gjetur tek unë, çfarë të pavërtete, çfarë lëkundjeje, çfarë paqëndrueshërie, çfarë ndryshimi, që tani të mos kesh besim në mua në këtë kohë të nevojës tënde? Oh, le të përulet shpirti yt nëse e ke vënë ndonjëherë në dyshim vërtetësinë dhe të mos i kesh besuar besnikërisë së Perëndisë tënd.” Por, “Nëse jemi të pabesë, ai mbetet besnik, sepse ai nuk mund të mohojë vetveten.” “Është një Perëndi që nuk e njeh padrejtësinë; ai është i drejtë dhe i mirë.”


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*