24 Dhjetor – Octavius Winslow

24 Dhjetor

“Këtë Jezus, Perëndia e ka ringjallur; dhe për këtë të gjithë ne jemi dëshmitarë!Ai, pra, duke qenë i ngritur në të djathtë të Perëndisë dhe duke marrë nga Ati premtimin e Frymës së Shenjtë, ka përhapur atë që ju tani shihni dhe dëgjoni.” Veprat 2:32-33

Dita e Pentekostit me gjithë skenat e saj të shenjta nuk mund të kujtohet sillet tepër shpesh në mendje. Nëse do të kishte një vështrim më të thjeshtë drejt Krishtit mbi fron dhe një besim më të fortë në premtimet e derdhjes së Frymës dhe në besnikërinë e Premtuesit për ta realizuar këtë gjë, ajo ditë e bekuar do të gjente prototipin e vet në shumë stinë të ngjashme të shijuar nga Kisha e Perëndisë deri në fund të kohërave. Efektet e zbritjes së Frymës atë ditë mbi vetë apostujt janë të denja që t’u kushtojmë vëmendje të veçantë. Çfarë ndryshimi që ndodhi mbi ata burra të shenjtë të Perëndisë të cilët u pagëzuar kështu me Frymën e premtuar! Një dallgë e re drite hyjnore u derdh mbi mendjet e tyre. Gjithë sa Jezusi u kishte mësuar atyre ndërsa ishte ende mbi tokë u rishfaq në kujtesën e tyre me gjithë freskinë dhe lavdinë e një zbulese të re.

Doktrinat që Ai kishte shtjelluar në lidhje me Veten, punën dhe mbretërinë e Tij u shfaqën para syrit të mendjes së tyre si një botë e re e sapo zbuluar, plot dritë dhe bukuri. Të vërtetat më të njohura u veshën me një risi dhe freski të re. Ata panë me sy të rinj, ata dëgjuan me vesh të ronj; ata kuptuan me sikur të kishin një mendje të rikrijuar; dhe burrat, të cilët Ai i kishte mësuar teksa ishte me ta, i kishte mësuar në mënyrën më të thjeshtë dhe më të shkëlqyer, dështuan plotësisht të kuptonin edhe doktrinat elementare dhe të vërtetat më të dukshme të ungjillit, tani të njëjtët shihnin sikur të kishin forcën e një vizioni profetik, tani vezulluan sikur të ishin veshur me zellin e dashurisë së një serafimi. Sa i mrekullueshëm që ishte efekti edhe mbi turmën e madhe që kishte mbushur tempullin!

Në një çast të vetëm tre mijë vetë u bindën për mëkatin dhe u udhëhoqën të zhyten në “Atë ditë do të hapet një burim për shtëpinë e Davidit dhe për banorët e Jerusalemit, për mëkatin dhe për papastërtinë.” Si e shpjegon apostulli mrekullinë e lavdishme? “Këtë Jezus,” thotë ai, “Perëndia e ka ringjallur; dhe për këtë të gjithë ne jemi dëshmitarë!Ai, pra, duke qenë i ngritur në të djathtë të Perëndisë dhe duke marrë nga Ati premtimin e Frymës së Shenjtë, ka përhapur atë që ju tani shihni dhe dëgjoni.”

Ky dhe vetëm ky është bekimi për të cilin tani kisha e Perëndië ka një nevojë kaq të madhe – pagëzimi i Frymës së Shenjtë. Kisha ka nevojë të konfirmohet në faktin që Jezusi është i gjallë mbi fron, është i veshur me gjithë pushtetin dhe i mbushur me gjithë bekimin. Besimi i thjeshtë i kësaj të vërtete do ta rrëmbejë zemrën e saj për të dëshiruar dhuratën e Frymës; dhe Fryma e derdhur me bollëk do t’i demonstrojë asaj qartë të vërtetën e sipërme në të cilën janë përfshirë të gjitha shpresat e saj të lavdisë dhe lumturisë, të vërtetën që Kreu i Kishës është triumfues.

Le ta marrë kisha dorën e saj të besimit dhe ta vendosë thjesht, vetëm dhe qëndrueshëm mbi shpalljen e lavdishme – Jezusi është në të djathtën e Atit, Ai ka gjithë hirin dhe dashurinë në zemrën e Tij, ka gjithë autoritetin në dorën e Tij, ka gjithë pushtetin në dispozicion të Tij, me gjithë bekimin në dhuratën e Tij; Ai është duke pritur të hapë dritaret e qiellit dhe të derdhë mbi të një bekim të tillë sa nuk do të ketë vend ku ta shtjerë.

Ky është një bekim i përgatitur aq shumë për ta pagëzuar atë me Frymën e Shenjtë gjë e cila do të bëjë që të konvertuarit e saj të shumohen jashtëzakonisht dhe që veprat e saj të dashamirësisë së krishterë do të kenë sukses të madh. Ky bekim do të shërojë ndarjet e saj, do të rindërtojë muret e saj të prishura dhe do ta çojë atë drejt fitores së sigurt dhe triumfuese mbi gjithë armiqtë e saj. Mjafton që ajo ta mbështesë besimin e saj mbi besëlidhjen dhe bashkimin thelbësor të këtyre dy të vërtetave të mëdha – Një Shpengimtar i lartësuar dhe një Frymë që zbret – atëherë do të vijë dita kur jo vetëm tre mijë, por një komb i tërë do të kthehet te Zoti dhe çdo mish do të shohë lavdinë e Tij!


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*