3 Shkurt – Octavius Winslow

3 Shkurt

Mbetet, pra, një pushim i së shtunës për popullin e Perëndisë.” ‭Hebrenjve‬ ‭4:9‬

Duke qenë se nuk e kemi arritur ende prehjen qiellore, jemi ende duke ju afruar, oh çfarë mendimi ngazëllues, më në fund do ta arrijmë. Gjithçka në të tashmen tonë na kujton që po i afrohemi shtëpisë, ashtu si bari i detit i shkëputur nga shkëmbinjtë dhe zogjtë e tokës janë larguar nga bregu dhe po fluturojnë pranë anijes tonë janë tregues që marinari po i afrohet portit. Mos je i pikëlluar? Mos vajto, batica thjesht po e ngre lart arkën tënde duke e çuar edhe më lart dhe më afër malit të sigurisë së përsosur dhe prehjes së pafundme. Mos po përleshesh me sëmundje duke qenë i vetëdijshëm që jeta po tretet dhe përjetësia po afrohet? Mos druaj, në dhomën tënde të vetmuar ka dritë dhe muzikë – je shumë afër shtëpisë tënde qiellore. “Po shkoj në shtëpi! Çfarë mendimi ngazëllues! – E vërtetë, po lë pas shtëpinë time të dashur dhe tërheqëse tokësore, por po e shkëmbej me një shtëpi qiellore e cila është pafundësisht më e ndriçuar, më e shenjtë dhe më e çmuar. Po shkoj tek Jezusi – tek Kisha Ngadhënjimtare – tek Apostujt, Profetët dhe Martirët – tek të dashurit që më presin në bregun tjetër të cilët janë gati të më mikpresin në shtëpi. Vdekja, nga e cila jam dridhur kaq shpesh është thjesht harku i triumfit – oh sa të ndritshëm që e ka bërë Krishti i ringjallur atë hark përmes të cilit kaloj në “shtëpinë e Atit tim.”


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*