30 Qershor – Octavius Winslow

“Para se të fryjë flladi i ditës dhe hijet të ikin.” Kantiku i Kantikëve 2:17

Tërheqja Hyjnore është hije, që shpesh përcjell një aspekt zymtësie në shtegun që po shkelim për të shkuar në Sionin e Perëndisë. “Pse e fsheh veten?” thotë Jobi. “Për një moment të shkurtër…” i thotë Perëndia kishës, “të kam braktisur,,, Në zemërim e sipër ta kam fshehur fytyrën për një moment.” Ah! Ka shumë nga ata që e kanë dritën e pashuar të jetës në shpirtin e tyre, të cilët megjithatë, ashtu si Jobi, janë të shtrënguar të nisin vajtimin, “Shkova të vajtoj në errësirë.” Nuk ka hije më të errëta për disa prej shenjtorët e Perëndisë sesa kjo. Shumë nga ata që e kanë deklaruar veten të krishterë banojnë vazhdimisht në krahinën e hijeve, rrallë herë e ndiejnë dritën e diellit të pranisë së Perëndisë në shpirtrat e tyre, saqë zor se e dallojnë kur është tërhequr drita. Por ka edhe të tjerë, të cilët ecin aq ngushtë me Perëndinë duke pasur një shijim të pasur dhe personal të faljes, pranimit dhe birësimit të tyre, saqë, edhe sikur një avull të vendosej mes shpirtit të tyre dhe diellit, do ta ndjenin këtë gjë në një moment.

Oh, të bekuar janë ata që kanë një ecje kaq të ngushtë, kaq të dashur me Perëndinë, shtëpia e të cilëve është aq pranë kryqit, që ashtu si engjëjt e Zbulesës banojnë aq pranë diellit saqë ndiejnë si ndikohet barometri i shpirtit të tyre nga ndryshimi më i vogël në atmosferën e tyre frymëror; me fjalë të tjera – kush ecën kaq shumë nën dritën e fytyrës së pajtuar të Perëndisë sa ta ndiejë fshehjen e kësaj fytyre edhe “për një moment të shkurtër.” Pastaj vjen hija jonë e fundit, “lugina e hijes së vdekjes.” Atje përfundojnë hijet. Ky mund të jetë fokusi ku do të takohen të gjitha, por ama do të takohen për t’u shpërndarë përgjithmonë.

Sentimenti është po aq i vërtetë sa edhe figura është poetike – “hija e vdekjes.” Është thjesht një “hije” për besimtarin; trupin e asaj hijeje Jezusi, “Kapiteni i shpëtimit tonë” e takoi në kryq, u ndesh dhe ngadhënjeu mbi të. Duke vdekur Ai e shkatërroi plotësisht vdekjen, dhe atë që kishte pushtetin e vdekjes, në mënyrë që thelbi i vdekjes në përjetimin e një të krishteri që është duke vdekur të jetë thjesht një hije, dhe ajo hije humbet në lavdinë e përjetshme.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*