30 Shtator – Octavius Winslow
30 Shtator
“Dhe, duke qenë se jeni bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja që thërret: ”Abba, Atë!”” Galatasve 4:6
Në shkrimin origjinal apostulli përdor dy gjuhë të ndryshme. Nuk mund të jetë pa vend të themi se si në formën Siriake ashtu dhe atë Greke – njëra njihej nga Judenjtë dhe tjetra nga Johebrenjve – ai donte të thoshte që si të krishterët Judenj ashtu dhe besimtarët Johebrenj ishin fëmijë të të njëjtës familjeje, dhe që të dy kishin të njëjtin privilegj për t’iu afruar Perëndisë si Atë. Krishti, paqja jonë, e ka prishur murin e ndarjes që ekzistonte mes tyre; dhe tani, si të krishterët Judenj ashtu dhe besimtarët Johebrenj takohen në të njëjtin pajtues, në të njëjtin Krisht Jezus, ashtu si rrezet e dritës bashkohen në një qendrën e vetme te këmbët e Atit të tyre të pajtuar.
Këto shprehje paraqesin gjithashtu veçantinë dhe intensitetin e ndjenjës. Fjalë për fjalë, “Abba, Atë,” do të thotë “Ati im.” Asnjë skllav nuk lejohej t’i drejtohej kështu zotërisë së shtëpisë; ky ishte një privilegj i veçantë dhe i shenjtë i fëmijës. Kur Zoti ynë i bekuar i mësoi dishepujt e Tij të luteshin, ai i udhëhoqi te froni i mëshirës dhe i vendosi këto fjalë të çmuara mbi buzët e tyre – “Ati ynë që je në qiell.” Para vdekjes së Tij fjalët e Tij ishin, “Po shkoj tek Ati im.” Por kur Ai u ngrit prej së vdekuri, çdo e vërtetë që Ai kishte shpallur dukej se kishte marrë një jetë të re. Sa të buta dhe prekëse ishin fjalët e Tij – “Po ngjitem tek Ati im dhe Atij juaj; te Perëndia im dhe te Perëndia juaj.” Nuk je më skllav por je një bir, prandaj përqafoje dinjitetin dhe privilegjin e të drejtës tënde të lindjes!
Afroju Perëndisë si atë. “Abba, Atë!” Sa e butë është kjo lidhje! Sa e fortë është dashuria! Çfarë fuqie që i jep kjo lutjes! Çfarë nuk mund të kërkosh dhe çfarë mund të të refuzojë Perëndia kur nga buzët e tua në vetmi dhe dashuri dalin fjalët “Abba, Atë”? Kujto që kjo është një lidhje e patjetërsueshme dhe e pandryshueshme. Kurrë dhe në asnjë rast, apo në asnjë rrethanë qoftë edhe më e vështira, Perëndia nuk e harron këtë gjë. Ai është po aq shumë Ati unë kur na disiplinon sa edhe kur na aprovon; po aq Atë kur na sheh i vrenjtur sa edhe kur na buzëqesh; po aq Atë kur na e mbush kupën me vuajtje sa edhe kur na bën thirrje të pimë nga kupa e shpëtimit. Shikoje shfaqjen prekëse të kësaj të vërtete në ripërtëritjen e Tij të hirshme: “Por kur ishte ende larg, i ati e pa dhe dhembshuri; u lëshua vrap, ra mbi qafën e tij dhe e puthi.”
Në të gjitha endjet e tij dashuria e atit nuk e kishte larguar shikimin nga fëmija i tij arrakat. E ndoqi atë përgjatë gjithë endjeve të tij, e priti dhe mikpriti kthimin e tij. Ne mund të dyshojmë, ta ulim dhe ta mohojmë marrëdhënien tonë hyjnore, megjithatë Perëndia nuk do të na mohojë kurrë si fëmijët e Tij, dhe as nuk ka për të na e hequr trashëgiminë e Tij. Ne mund të mos sillemi më si fëmijë, por Ai nuk do të pushojë kurrë së na dashuri si Atë. Prandaj, gjithmonë shko tek Ai si një Atë.
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!