6 Nentor – Octavius Winslow

6 Nëntor

“Në të vërtetë po ju them: ndër ata që janë lindur prej gruas nuk ka dalë kurrë ndonjë më i madh se Gjon Pagëzori; por më i vogli në mbretërinë e qiejve është më i madh se ai.” Mateu 11:11

Nëse ka shkallë të ndryshme lavdie – dhe ne nuk dallojmë asnjë arsye për ta vënë në dyshim këtë fakt – ne besojmë se ato shkallë do të dallohen jo nga forca apo kapaciteti i intelektit, por sipas masës dhe standardit të shenjtërisë që besimtari arrrit në këtë jetë. Nëse lavdia është përsosja e hirit atëherë kjo do të thotë që në varësi të masës së hirit këtu do të jetë edhe masa e lavdisë pas kësaj jete. Nëse përsosmëria e madhe dhe madhështore e Perëndisë është shenjtëria e Tij, atëherë sa më shumë të përshtatem me atë shenjtëri, aq më thellë do të bëhem pjesëtar i lavdisë së Perëndisë, aq më e lartë ka për të qenë masa e lavdisë. Është njohja dhe përshtatja me moralin e Perëndisë, dhe jo me qenien e Tij intelektuale, ajo çfarë do të përbëjë burimin më të lartë të lumturisë tonë në qiell.

Nuk e mohojmë që kapaciteti ynë i zgjeruar intelektual do të jetë një mjet shumë i dobishëm për pamje më të gjera të Perëndisë; por ka për të qenë përshtatja e natyrës tonë morale me natyrën e Tij ajo që do të përbëjë dhe shtojë perceptimet tona të lavdisë. Nëse do të na kërkohej të kalonim përgjatë Kishës së Perëndisë dhe nga bashkësitë e saj të ndryshme të zgjidhnim individin të cilin duhet ta konsiderojmë si trashëgimtarin më të pasur të lavdis, masa e lumturisë së të cilit ndoshta do t’ia kalonte edhe asaj të një filozofi të përlëvduar, ka të ngjarë që ta gjejmë atë në ndonjë kasolle të errët, duke banuar mes varfërisë së vetmuar, sëmundjes dhe neglizhimit; e megjithatë ai ka bashkësi me Perëndinë, aq të ngushtë, aq të dashur, aq të afërt sa për të paraqitur para syve tanë krahët e hapur të shpirtit të tij, “si krahët e pëllumbeshës të mbuluara me argjend dhe si pendët e saj të arta që shkëlqejnë.”

Duhet të shkojmë tek ai zemra e të cilit digjet pas shenjtërisë, shpirti i të cilit dëshiron gjithnjë e më tepër nga mendja e Krishtit, i cili në këtë shkollë të vetmuar vuajtjeje po mësonte gjëra më të thella nga Perëndia, çfarë është Perëndia, i cili po i mbledh rreth vetes së tij rrezet e asaj lavdie pamjet e qarta të së cilës shumë shpejt do të shpalosen para tij; dhe pa hezitim do të thoshim që ai është njeriu që do të ketë një masë të jashtëzakonshme lavdie – hir që e pasuron dhe e mbështjell me një lavdi edhe më të madhe dhe dhuntia.

Lexues i dashur, a dëshiron të jesh një yll i rangut dhe shkëlqimit të parë në qiell? Atëherë syno të arrish një masë më të madhe hiri mbi tokë. Sa më e afërt të jetë ecja jote me Perëndinë, aq më e afërt do të jetë e ardhmja jote me Të. Sa më shumë t’i ngjash Krishtit, aq më e thellë do të jetë shenjtëria jote, aq më frymëror dhe me mendje qiellore do të jesh mbi tokë. Të jesh i sigurt për këtë që edhe me e lartë dhe më e shkëlqyer do të jetë lavdia jote në qiell.

Ashtu si i pa perëndishmi por grumbullon zemërim për ditën e zemërimit, dhe po bëhet gjithnjë e më i denjë për ferrin; po ashtu edhe njeriu i perëndishëm është duke grumbulluar lavdi për ditën e lavdisë, dhe po bëhet gjithnjë e më i denjë për qiellin. Nuk ka pse të spekulojmë dhe të hamendësojmë rreth të ardhmes. Le të ketë kujdes fëmija i Perëndisë për sa i përket masës së përshtatjes së tij për lavdi, dhe me qetësi dhe siguri mund t’i lërë pas shkallët e lavdisë kur ajo lavdi të zbulohet.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*