2 Korrik – Octavius Winslow

“Dhe ne e dimë se të gjithat gjëra bashkëveprojnë për të mirë…” Romakëve 8:28

Apostulli mund të na e besojë me siguri këtë fjalë. E dimë, sepse Perëndia e ka thënë. E dimë, sepse të tjerët kanë dëshmuar për këtë. Më e mira është se e dimë sepse e kemi përjetuar edhe vetë. Mund ta vulosim të vërtetën, se të gjitha gjërat bashkëveprojnë për mirë nën qeverisjen e një Zoti Perëndi jashtëzakonisht madhështor, të gjithëdijshëm, të drejtë dhe bamirës, si në botë ashtu dhe në kishë, dhe në historinë e çdo anëtari të kishës. Cila mund të jetë ajo e mirë, forma që mund të marrë, pamja që mund të ketë, synimi të cilit mund t’i shërbejë, këto nuk mund t’i dimë. Shikimit tonë të mjegullt mund t’i duket si e ligë, por për syrin largpamës të Perëndisë është një e mirë pozitive. Përmes saj sigurohet lavdia e Tij, dhe kur arrihet ai synim jemi të sigurt që duhet të jetë e mirë.

Oh sa e vërtetë hyjnore! Oh çfarë fjalësh ngushëlluese! Sa prej syve që e shohin këtë faqe mund të jenë të njomur me lot, mund të jenë duke psherëtirë, me lutje që i shenjtërojnë, mund të jenë duke kaluar përmes ujërave të thella, të jenë duke pirë kupa të hidhura, dhe janë gati të thonë – “Të gjithë këto gjëra janë kundër meje!” Oh, jo o i dashur prej Perëndisë të gjitha këto gjëra janë për ty! “Zoti ylet mbi përmbytjen.” “Zëri i Zotit është mbi ujërat e mëdha.” “Ai i bën rretë karrocat e Tij.” Prandaj, mos ki frikë. Mbështete me qetësi besimin tënd mbi këtë të vërtetë të sigurt hyjnore, që “të gjitha gjërat bashkëveprojnë për mirë për ata që e duan Perëndinë.” A nuk do të jetë e mirë nëse vështirësitë tuaja të tanishme rezultojnë në rrëzimin e ndonjë idhulli që adhuroni – në bërjen e Krishtit më të dashur për shpirtin tuaj – në përshtatjen më të madhe të mendjes tuaj me shëmbëlltyrën e Perëndisë – në pastrimin e zemrës tënde – në përshtatjen tënde edhe më të madhe për qiellin? A nuk do të jetë e mirë e vërtetë nëse përfundon në një rizgjim të punës së Perëndi – në një trazim brenda teje për më tepër lutje – në zgjerimin e zemrës tënde ndaj të gjithë atyre që e duan të njëjtin Shpëtimtar – në nxitjen tënde në një aktivitet më të madh për konvertimin e mëkatarëve, për përhapjen e së vërtetës, dhe për lavdinë e Perëndisë? Oh po! E mirë reale, e mirë e përhershme duhet të rezultojë nga të gjitha veprimet Hyjnore në historinë tënde.

Pendimi i hidhur do të rezultojë në përjetimin e ëmbëlsisë së dashurisë së Krishtit. Nga plaga djegëse do të dalë balsami shërues. Barra tepër e rëndë do të të çojë në prehjen e qetë. Stuhia do të t’i shpejtojë hapat drejt vendit të fshehtë. Era e veriut dhe ajo e jugut do të fryjnë së bashku mbi kopshtin tënd dhe aromat do të përhapen gjithandej. Pas pak – oh, shumë shpejt – do të kalosh nga toka në qiell dhe nën dritën e tij më të qartë dhe më të paqtë do të lexosh të vërtetën, të cilën shpesh e lexove me lot më parë, “Të gjitha gjërat bashkëveprojnë për mirë për ata që e duan Perëndinë.”


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

%d bloggers like this: