6 Qershor – Octavius Winslow

“Dhe ai që nuk e merr kryqin e vet dhe nuk vjen pas meje, nuk është i denjë për mua.” ‭‭Mateu‬ ‭10:38

Sa të paktë që janë mes atyre që rrëfejnë se janë të krishterë ata që dinë ndonjë gjë rreth jetës madhështore dhe të mrekullueshme të besimit! Vetëm ata që janë mësuar prej Frymës rreth plagës së zemrës së tyre mund ta njohin këtë lloj jete. Sa të paktë që janë ata të cilët duket se zotërojnë një besim të gjallë në shpirtin e tyre! Sa të paktë janë ata që zgjedhin Krishtin me kryqin e tij! Shumica e atyre që rrëfejnë se janë besimtarë synojnë t’i veçojnë këto dy gjëra. Me sinqeritet e mbajnë emrin e Krishtit dhe numërohen mes ndjekësve të Tij, dhe bëjnë diçka për kauzën e Tij; por ama e fshehin kryqin e Tij, kanë turp prej kryqit të Tij. Krishti dhe përulësia e Tij e dukshme, Krishtit dhe poshtërimi i Tij, Krishti dhe përbuzja e botës, nuk janë pjesë e kredos dhe e fesë së tyre.

Por Krishti dhe bota, Krishti dhe opinioni popullor, Krishti dhe skllavëria e mëkatit, Krishti dhe një frymë e papërulur, Krishti dhe një dashuri për paranë, rehatinë dhe kënaqësinë e vetes, janë përbërësit e fesë të një shumice mes atyre që rrëfejnë dhe e quajnë veten të krishterë. Fakt i tmerrshëm! Me sa forcë që na i kujton fjalët solemne të Jezusit, “Jo çdo njeri që më thotë: “Zot, Zot” do të hyjë në mbretërinë e qiejve; por do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej.”

Nën dritën e kësaj të vërtete solemne le t’i hetojmë zemrat tona dhe t’i kërkojmë Frymës së Perëndisë të na hetojë; dhe duke zbuluar gjendjen reale të shpirtit tonë le të mos marrim asnjë gjë për të mirëqenë, le të mos mbështetemi në përjetimet e shkuara, as në dhuntitë, as në dobinë tonë, por le të kënaqemi vetëm me dëshminë e tashme dhe të brendshme të Frymës së Shenjtë.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*