Përgatite zemrën tënde për Krishtin
2 Dhjetor
Përgatite zemrën tënde për Krishtin
Si mund të besoni ju, ju që ia merrni lavdinë njëri-tjetrit dhe nuk kërkoni lavdinë që vjen vetëm nga Perëndia?
Gjoni 5:44
Perëndia zotëron dhe kontrollon gjithçka. Nuk ka asnjë gjë që Ai mund t’jua japë këtë Krishtlindje që do të plotësojë dhe përmbushë më mirë nevojat dhe dëshirat tuaja sesa ngushëllimi i Izraelit dhe shpengimi i Jerusalemit, ripërtëritjen nga humbjet e së shkuarës dhe çlirimin prej armiqve të ardhshëm, falje dhe liri, ndjesë dhe fuqi, shërim i së shkuarës dhe vulosje e së ardhmes.
Nëse këtë Avdent ka në zemrën tuaj një dëshirë për diçka të cilën kjo botë nuk ka qenë në gjendje ta përmbushë, mos vallë kjo dëshirë është dhurata e Perëndisë për ju këtë Krishtlindje që t’ju përgatisë ta shihni Krishtin si ngushëllimin dhe shpengimin dhe ta pranoni atë për faktin se kush është në të vërtetë?
Si përgatitet zemra për ta pranuar Krishtin për faktin se kush ai është? Kjo është shumë e thjeshtë.
Së pari, zemra duhet të çmagjepset prej lavdërimit të njerëzve. “Si mund të besoni ju, ju që ia merrni lavdinë njëri-tjetrit dhe nuk kërkoni lavdinë që vjen vetëm nga Perëndia?” (Gjoni 5:44; 7:17-18).
Së dyti, zemra duhet të çmagjepset prej mjaftueshmërisë së parasë dhe gjërave për ta kënaqur shpirtin. “Dhe farisenjtë, të cilët ishin shumë të dhënë pas parasë, i dëgjonin të gjitha këto dhe e tallnin.” (Luka 16:14).
Së treti, përveç kësaj çmagjepsjeje prej lavdërimit të njerëzve dhe pushtetit të parasë në zemër duhet të lindë një dëshirë për ngushëllim dhe shpengim përtej asaj që mund të na japë bota.
Së katërti dhe së fundi, duhet të ketë një zbulesë të Perëndisë At, një çelje të syve të zemrës në mënyrë që ajo të shpallë, ashtu si dikush që gjen një thesar të pabesueshëm, “Ti je Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë, ngushëllimi për të shkuarën time, shpengimi për të ardhmen time. Tani të shoh. Tani të pranoj për atë që je në të vërtetë.”
E bëftë Perëndia këtë gjë gjatë këtij Adventi. Qoftë kjo dhurata juaj, përjetimi dhe dëshmia juaj këtë Advent.