1 Janar – Octavius Winslow

1 Janar

“Deri tani nuk keni kaluar kurrë nëpër këtë rrugë.” Jozueu 3:4

Sa solemn që është reflektimi që me fillimin e një cikli të ri kohe për çdo udhëtar për në Sion fillon një shteg i ri dhe i pa shkelur më parë! Në historinë e tij do të ketë ndodhi të reja – në panoramën e jetës së tij do të shpalosen panorama të reja – do të zhvilloheni faza të reja të karakterit – do të sulmohet nga tundime të reja – do të përballet me detyra të reja – do të përjetojë sprova të reja – do të ndiejë trishtime të reja – do të formojë miqësi të reja – do të marrë mëshira të reja. Me sa vërtetësi mund të thuhet për shtegëtarin që po udhëton përgjatë shkretëtirës drejt shtëpisë së tij të përjetshme që ndërsa qëndron në prag të kësaj periudhe të paprovuar të jetës së vet, mendon për të ardhmen e panjohur dhe të pasigurt, “Deri tani nuk keni kaluar kurrë nëpër këtë rrugë!”

Lexues, nëse je besimtar në Zotin Jezu do të hysh në një fazë të re të udhëtimit tënd përmes një dorëzimi të ripërtërirë të vetes tënde tek Zoti. Do ta bësh kryqin pikënisjen e një nisjeje të re në garën tënde qiellore. Oh, nise këtë vit me një zbatim të ripërtërirë të “gjakut të spërkatjes.” Në atë gjak ka jetë; dhe spërkatja e re mbi ndërgjegjen tënde ka për të qenë si një derdhje e re jete frymrore për shpirtin tënd. Oh sikur ta filloje vitin e ri me një zemër të thyer për mëkatin, tek këmbët e kryqit të Emanuelit duke parë përmes kryqit zemrën e një Ati të dashur dhe falës. Mos ji në ankth rreth të ardhmes; Perëndia ka siguruar për gjithë atë të ardhme. “Ditët e mia janë në dorën tënde.” “Gjithë merakun tuaj hidheni mbi të sepse ai merakoset për ju.” Le të jetë ky një vit i një përparimi më të madh frymëror. “U thuaj bijve të Izraelit që të shkojnë përpara.” Përpara në shtegun e detyrës – përpara në shtegun e vuajtjes – përpara në shtegun e konfliktit – përpara në shtegun e mundit – dhe përpara në shtegun e prehjes dhe lavdisë së përjetshme. Së shpejti do të arrish në atë prehje dhe lavdia do të shfaqet. Ky vit i ri mund të jetë viti i jubileut për shpirtin tënd – mund të jetë viti i çlirimit. Oh çfarë mendimi i lartësuar dhe që më trazon shpirtin – këtë vit mund të jem në qiell!


© www.fjaletejetes.com

Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*