13 Shkurt – Octavius Winslow
13 Shkurt
“Era fryn ku të dojë dhe ti ia dëgjon zërin, por ti nuk e di nga vjen as ku po shkon; kështu është edhe çdo njëri që ka lindur nga Fryma.” Gjoni 3:8
Vini re sa e goditur që është kjo figurë. Era nuk i nënshtrohet fuqisë qeverisëse të njeriut. Ajo është po aq sovrane në ndikimin e saj sa është dhe e pa rezistueshme në forcën e saj. Nuk mund ta urdhërojmë, dhe as nuk mund ta kontrollojmë. Është jashtë fuqisë tonë që ta thërrasim sikurse është edhe jashtë fuqisë tonë që ta qetësojmë. Ajo vjen dhe ne nuk e dimë se nga; ajo shkon dhe ne nuk e dimë se ku. “Kështu është edhe me këdo që ka lindur prej Frymës.” Nuk themi që Frymës nuk i rezistohet – Atij i bëhet rezistencë, e fuqishme dhe këmbëngulëse. Por Atë nuk mund ta mposhtësh dot. Gjithë sa armiku dhe natyra mishore e zemrës ngrejnë si kundërshtim të drejtpërdrejtë ndaj Tij; por kur Ai është i fiksuar pas misionit të dashurisë, kur në përputhje me qëllimin e përjetshëm Ai vjen që të shpëtojë edhe të gjitha pushtetet e tokës dhe të ferrit nuk mund t’i rezistojnë dot Atij në mënyrë të efektshme. Duke qenë forca e pushtetshme, Ai rrëzon çdo kundërshtim, hedh tej çdo pengesë, të mposhtë çdo vështirësi, dhe ta bëjë mëkatarin “të gatshëm në ditën e pushtetit të Tij,” dhe ta sjellë tek këmbët e Jezusit, dhe atje të ulet me mirënjohje dhe zemërbutësi, “i veshur dhe me mendje në vend.” Kush mund t’i bëjë ballë fuqisë së Frymës? Nëse ai flet me “zërin e vogël dhe të butë,” me dashurinë e butë, apo nëse vjen me “erën e fortë dhe të furishme” të bindjes së thellë dhe pushtuese, ndikimi i Tij është i pathyeshëm, fuqia e Tij është e pa rezistueshme. Ai punon në mënyrë të efektshme tek ata që besojnë. Por veprimtaria e tij është po aq sovrane sa është dhe e pushtetshme. Ai vjen ku të dëshirojë; Ai vjen kur të dëshirojë; Ai vjen në mënyrën që dëshiron. Ai fryn atje ku dëshiron; ne dëgjojmë tingullin, ne shohim efektet; por mënyra si Ai punon, pse punon, dhe pse punon në një mënyrë të veçantë, këtë nuk jua zbulon vdekatarëve. E drejtë, o Frymë i bekuar dhe i përjetshëm, sepse kështu t’u duke e mirë.
© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!